Politikë

PD pas denoncimit të ZËRI: Si mori Arbër Teqja 6.8 mln euro tendera nga QSUT, pas tij Allajbeu

Në një deklaratë nga selia blu, Genta Vangeli tha se kompania e Arber Teqes, djalit të tezes së Amant Josifit, ka fituar me kompaninë “Eco Riciklim shpk” dhe me “MSE shpk” rreth 6.8 milione euro fonde publike.

k.m.
PD pas denoncimit të ZËRI: Si mori Arbër Teqja 6.8 mln euro
Arbër Teqja dhe Arjana Strakosha

TIRANË- Zëdhënësja e anti-korrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar tenderin e marrë nga Arbër Teqja, dosje e cila u denoncua pak javë më parë nga "ZËRI". Në një deklaratë nga selia blu, Genta Vangeli tha se kompania e Arber Teqes, djalit të tezes së Amant Josifit, ka fituar me kompaninë “Eco Riciklim shpk” dhe me “MSE shpk” rreth 6.8 milione euro fonde publike. Po ashtu, edhe ajo theksoi detajin e zbuluar nga ZËRi, se Teqja është djali i zv/drejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha.

“Eco Riciklim shpk ka përfituar në total mbi 5 milion euro për kontrata publike, përfshirë QSUT ku ka të ëmën nëndrejtore. Ndërsa MSE shpk ka përfituar në total 1.8 milion euro për pagesa kontratash publike përfshirë QSUT. Në total janë 6.8 miliard ose 6.8 milion euro para publike për të cilat Arbër Teqja, nëndrejtoresha e QSUT Arjana Strakosha të japë llogari në SPAK,"-shtoi ajo ndër të tjera në denoncim. 

DENONCIMI I PLOTË:

Me pronar të 70% të aksioneve Arbër Teqjan, i biri i nëndrejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha dhe djali i tezes së Amant Josifit. Sqarojmë publikun se nëndrejtoresha e Qsut Ariana Strakosha është e motra e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, nëna e të superkërkuarin Amant Josifit ortaku i vëllait të KM Edi Rama. Edhe njëherë tjetër mafia shpërndan tentakulat në institucione shtetërore me firmën e Edi Ramës. Ku ta dinte Kryeministri se nëndrejtoresha do hante kumbulla pas shpinës së tij. Ai nuk shihte Ahmetajn kur i hante kumbulla në krah. A është kjo kontratë sekrete klienteliste e vetmja? Sigurisht, që jo… Djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja rezulton pronar në kompaninë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri 31 Maj 2023. Eco Riciklim shpk ka përfituar në total mbi 5 milion euro për kontrata publike, përfshirë QSUT ku ka të ëmën nëndrejtore. Ndërsa MSE shpk ka përfituar në total 1.8 milion euro për pagesa kontratash publike përfshirë QSUT. Në total janë 6.8 miliard ose 6.8 milion euro para publike për të cilat Arbër Teqja, nëndrejtoresha e QSUT Arjana Strakosha dhe Edi Rama duhet të japin llogari në SPAK. Të vjedhësh fondet publike me emrat e familjarëve të zyrtarëve të lartë nuk është e padëgjuar për shqiptarët …nuk keni parë gjë akoma. Të përfitosh duke përdorur fatkeqësi si pandemia e Covid19 është çnjerëzore…..nuk keni parë gjë akoma. Të gjitha i ofron Edi Rama dhe i paguan shtrenjtë qytetari shqiptar, falë njeriut që premtoi shëndetësinë falas në vitin 2013./ZËRI

Poll

MOS HUMB