
Mbledhja e Komisionit Rregullator
TIRANË- Komisioni Rregullator ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 11 mait të votojnë edhe emigrantët shqiptarë që nuk kanë mjete identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare.
Sipas propozimit të PD-së, diaspora shqiptare mund të votojë edhe me dokumentetet e identifikimit të huaja të lëshuara nga vendet ku jetojnë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka përsëritur këtë kërkesë në Kuvend, por nuk është miratuar.
Gjithashtu edhe dje kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e hodhi poshtë këtë propozim duke thënë se shkel Kodin Zgjedhor./ZËRI
Poll