Politikë

PD zgjedh edhe kandidatin për Bashkinë e Cërrikut

Hoxha do të garojë në zgjedhjet e 9 nëntorit përballë Florenc Dokës, kandidat i Partisë Socialiste.

F.I
PD zgjedh edhe kandidatin për Bashkinë e Cërrikut
Amarildo Hoxha

TIRANË- Amarildo Hoxha, me profesion doktor, është kandidatura e Partisë Demokratike për zgjedhjet e bashkisë së Cërrikut. Hoxha do të garojë në zgjedhjet e 9 nëntorit përballë Florenc Dokës, kandidat i Partisë Socialiste. Dy kandidatët synojnë postin e Andis Sallës, i cili u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Postimi i Partisë Demokratike, dega Cërrik:

Përshëndetje të nderuar demokratët! Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave

Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor  është z.Amarildo Hoxha , një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike.

Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton. Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar. Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti !

Kanidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision. Ai vjen nga nga njerëzit , i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash , por çdo ditë.

Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet . Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën

Partia jonë në Cerrik ,ka njerëz të aftë , struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve. Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim , më 9 Nëndor  ne do kthejmë Cerrikun në  ngjyrat e shpresës , në ngjyrat e së djathtës , në ngjyrat e fitores

Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëntor

Poll

MOS HUMB