Politikë

‘Pëllumb Gjoka caktoi drejtuesin e policisë’, Manjani kërkon hetimin e Bardhit: Klienti im nuk ka pasur SKY ECC

Manjani pretendon se klienti i tij nuk ka qenë përdorues i aplikacioneve të kodura, ndërsa ftoi Bardhin që si jurist në profesion, të jetë i kujdesshëm me deklaratat e tij

E.K
‘Pëllumb Gjoka caktoi drejtuesin e policisë’, Manjani
Gazment Bardhi dhe Ylli Manjani

TIRANË- Deklarata e Gazment Bardhit, se Pëllumb Gjoka, biznesmeni i arrestuar me urdhër të SPAK, caktonte drejtuesit e policisë së Shkodrës, ka shkaktuar një furtunë reagimesh dje në Kuvend, por edhe në deklarata publike. Dy avokatët e Pëllumb Gjokës, njëri prej të cilëve ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, shprehen se deklaratat e Bardhit janë të papranueshme, e madje duhet të jenë subjekt i hetimeve për shpifje. Gurali Brahimllari, avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në një deklaratë të dhënë sot për mediat para SPAK, kërkoi që kreu i Grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, të ndiqet penalisht.

Nga ana tjetër, Manjani tha se nuk ka asnjë provë bindëse, që përdoruesi i SKY që u përmend nga Bardhi, të jetë biznesmeni Gjoka.

"Ne kemi 14 muaj që jemi në procese gjyqësore, jo për të goditur, por për të nxjerrë të vërteten. Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe. Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhin kodin në Sky-EÇ me personin.

Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhë kodin në Sky-ECC me personin. Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë. Rast i paprecedentë ajo qe ka deklaruar Gaz Bardhi, i cili është jurist. Pëllumb Gjoka nuk ka patur SKY"- tha Manjani.

“Diku po në të njëjtin përgjim, po ky kod përdor shprehjen “për shpirt të babës”. Këtë ne e përdorim kur baba është i vdekur, Pëllumb Gjoka e ka babën gjallë. Ta lexojë (Bardhi) se e ka aty dhe do binden që nuk është e Pëllumb Gjokës ajo”, vijoi Manjani.

Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi lexoi një bisedë duke treguar se ajo ishte një panoramë e mënyrës sesi ishte bërë zgjedhja e drejtorit të Policisë së Shkodrës. Sipas tij, Sulajn e zgjodhën nga bandat kriminale.

"E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes; si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.

Kodi pin i Sky EÇ, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën! Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm", tha Bardhi në Kuvend. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB