
TIRANË- Pothuajse 2 vitesh “peng”, çështja e Avokatit të Popullit do të kthehet sërish në Kuvend në seancën e 13 shkurtit. Kandidatë për këtë pozicion janë 7 persona, të cilët deri më tani kanë firma nga opozita, por pritet të kalojnë në proces votimi ku duhet të sigurojnë 84 vota.
Kandidatët për Avokat Populli
Bledar Dervishaj
Vitore Tusha
Tartar Bazaj
Besim Ndregjoni
Dardan Mustafaj
Edison Frangu
Erald Aga
Në mënyrë që një prej tyre të zgjidhet në pozicionin e Avokatit të Popullit, pozicion ky që mbahet nga Erinda Ballanca pavarësisht përfundimit të mandatit, duhet të marrë mbështetjen e mazhorancës. Erinda Ballanca u zgjodh në krye të kësaj detyre në vitin 2017, por ende nuk është zgjedhur një pasues i saj. Në vitin 2023, u propozua nga Partia Demokratike, Ledio Braho, por u refuzua nga kryeministri Edi Rama ame argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. Po në të njëjtën seancë opozita refuzoi të votonte që Ardian Dvorani të bëhej gjyqtar kushtetues. /ZËRI