Politikë

PARA dhe PAS Trump- 2 qëndrimet e Berishës

Në muajt e fundit si kryeministër, në prill të vitit 2013, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj zhvilluan një takim me Berishën. Sot kryedemokrati ka ndryshuar mendim për komunitetin.

k.m.
PARA dhe PAS Trump- 2 qëndrimet e Berishës
Donald Trump dhe Sali Berisha

TIRANË- Axhenda "Woke" dhe Donald Trump janë dy drejtëza paralele. Që gjatë fushatës elektorale, deri më sot që është i ulur në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump po e lufton me çdo mundësi që ka. Madje edhe në fjalimin e tij, fill pas betimit, tha se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë vetëm 2 gjini, asnjë tjetër. Këto lëvizje nga konservatorët amerikanë kanë "mbjellë" edhe një frymë të ngjashme në Shqipëri që e ka marrë përsipër që ta bëjë Partia Demokratike. Madje dhe duke shkelur mbi ato risi që dikur i promovonte.

Në gusht 2009, Sali Berisha prezantoi një projektligj që lejonte martesat brenda të njëjtës gjini, duke u bërë i pari në Ballkan që propozonte një vendim kaq “liberal”. Në Shqipëri, Komunitetet Fetare i dolën kundër, e përveç diskutimit të ditëve të para, nisma sikur u harrua…

“Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre. Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet europiane. Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin sepse është opinioni. Më mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin,”-thoshte Berisha asokohe.

BERISHA PARA DHE PAS TRUMPIT:


Në muajt e fundit si kryeministër, në prill të vitit 2013, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj zhvilluan një takim me Berishën. Madje publikuan edhe foto në rrjetet sociale. Edhe në këtë takim, sipas Karajt dhe Pinderit, kryedemokrati kishte bërë të njëjtën propozimi.

Ky takim ishte një hap i madh për kohën! Kjo duke marrë parasysh se gjatë periudhës së diktaturës aktiviteti seksual brenda gjinisë së njëjtë u kriminalizua duke e kther në vepër penale të dënueshme me vite të gjata burgimi, bullizëm dhe izolim social. Qeveria e asaj kohe kishte kaluar “nenin 137”, ku shkruhet: veprat e pederastëve janë të dënueshme deri në 10 vite heqje lirie. Më rënien e diktaturës, gjatë verës së vitit 1994 qeveria e Shqipërisë propozoi një draft ligjor në Kodin Penal në të cilin homoseksualiteti do të vijonte të mbetej ilegal, por me dënimin ligjor të reduktuar në tre vite nga 10 vite heqje lirie që ka qenë më përpara.

Një fushatë e drejtuar nga shoqata ‘‘Gay Albania Society‘‘ brenda Shqipërisë, si edhe presioni nga ndërkombëtarët si shoqata ILGA, në të cilën Këshilli i Europës luajti një rol të rëndësishëm, solli tërheqjen mbrapsht të këtij drafti ligjor. Në 20 janar 1995, parlamenti shqiptar legalizoi aktivitetin seksual të personave brenda së njëjtës gjini në Shqipëri derisa neni u zhduk plotësisht. Edhe me votat e Partisë Demokratike. Diçka ka ndodhur me kalimin e viteve, pasi në çdo dalje të tij, kryedemokrati Sali Berisha tregon se ka zgjedhur që të mbajë të njëjtën linjë me republikanët. I frymëzuar nga Trump, edhe Berisha tha se kishte përgatitur një ligj që njeh vetëm dy gjini.

"Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekjeje. Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione".

Por pse?

Lëvizja e Berishës tronditi edhe ata që dikur i kishte takuar në zyrën e tij duke u premtuar ligje të reja.  Propozimet e Berishës, nxitën reagimin e përfaqësuesve të komunitetit LGBT, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj. Kjo e fundit aludon se Berisha po përpiqet që të kopjojë presidentin Trump për të kërkuar më pas heqjen e “non grata-s”. Ndërsa Pinderi e quajti një njeri të kontradiktave të mëdha.

Xheni Karaj: Sali Berisha, po përpiqet të kopjojë Trump-in për të mbuluar dështimet e tij politike dhe për të kërkuar lëmoshë për heqjen e “non grata-s”. E vërteta është, që në Shqipëri, aktualisht kuadri ligjor njeh vetëm dy gjini, të cilat përkojnë dhe barazohen me seksin biologjik të individit të lindur femër apo mashkull, konstatuar në lindje. Në vendin tonë nuk ekziston asnjë parashikim ligjor që lejon regjistrimin e gjinisë për personat transgjinorë dhe as për ata me gjini jo-binare, prandaj propozimi i sotëm i Berishës është asgjë më shumë se sa një propozim që juridikisht nuk qëndron. Ky njeri, që përdor çdo mjet për t'u kapur me thonj pas një pushteti që e ka humbur dhe nuk do ta rimarrë dot kurrë, ka vendosur të dezinformojë dhe të hapë një luftë imagjinare kundër personave LGBTI+. Por ja ironia e historisë: Sali Berisha është i vetmi kryeministër në historinë e Shqipërisë që, në vitin 2010, ka projektuar, mbështetur dhe miratuar Ligjin Kundër Diskriminimit, një ligj që njeh identitetin gjinor (personat trasngjinorë) si një nocion të rëndësishëm ligjor. Dhe për këtë, emri i Sali Berishës do të mbetet gjithmonë si një asteriks në historinë politike të lëvizjes queer dhe trans në Shqipëri, jo si mbrojtës i të drejtave, por si një politikan që sot po përpiqet të fshijë atë që e firmosi vetë. Një njeri i kontradiktave të mëdha shpesh absurde: një komunist dhe sekretar partie që u deklarua antikomunist i epur, një mbrojtës i demokracisë në fillim të viteve 90, dhe shkelësi më i madh i saj mes atyre viteve e në vazhdim, një burrë që erdhi për herë të dytë në pushtet duke premtuar luftë të pandashme ndaj korrupsionit, e që iku nga ai pushtet për shkak të korrupsionit galopant që lejoi - përfshirë familjarët e vet. Dhe së fundmi një politikan që njëherë voton ligjet më përparimtare të Shqipërisë karshi komunitetit LGBTI+ e pastaj i përdor po ato për tu bëre faktor në një skenë, ku nuk është më aktor protagonist.

Kristi Pinderi: Sali Berisha është i vetmi kryeministër në historinë e Shqipërisë që, në vitin 2010, ka projektuar, mbështetur dhe miratuar Ligjin Kundër Diskriminimit, një ligj që njeh identitetin gjinor (personat trasngjinorë) si një nocion të rëndësishëm ligjor. Dhe për këtë, emri i Sali Berishës do të mbetet gjithmonë si një asterisk në historinë politike të lëvizjes queer dhe trans në Shqipëri, jo si mbrojtës i të drejtave, por si një politikan që sot po përpiqet të fshijë atë që e firmosi vetë. Një njeri i kontradiktave të mëdha shpesh absurde: një komunist dhe sekretar partie që u deklarua antikomunist i epur, një mbrojtës i demokracisë në fillim të viteve 90, dhe shkelësi më i madh i saj mes atyre viteve e në vazhdim, një burrë që erdhi për herë të dytë në pushtet duke premtuar luftë të pandashme ndaj korrupsionit, e që iku nga ai pushtet për shkak të korrupsionit galopant që lejoi përfshirë familjarët e vet. Dhe së fundmi një politikan që njëherë voton ligjet më përparimtare të Shqipërisë karshi komunitetit LGBTI+ e pastaj i përdor po ato për tu bëre faktor në një skenë, ku nuk është më aktor protagonist.

Reagimet nuk i kanë lënë me aq! Edhe sot, Xheni Karaj ka nxjerrë nga arkivat artikujt e vjetër duke i shoqëruar me përshkrimin: Jo për gjë por thonë se veriorët janë burra të fjalës!

PARA dhe PAS Trump- 2 qëndrimet e Berishës

Por pavarësisht se në rrjet ka nisur krahasimi i thënieve të Berishës ndër vite, vetë ai nuk ka bërë asnjë sqarim! Përse ka ndryshuar qëndrim? Nuk është mëkat që të ndryshosh qasje, por një shpjegime duhet thënë për një komunitet që deri pak vite më parë e ka mbështetur. Tani ç’ndryshoi? Ka ndryshuar Berisha qëndrim prej bindjeve të tij, apo thjesht ndjehet i detyruar?/ZËRI

Poll

MOS HUMB