
TIRANË- Sesion i ri parlamentar, por asgjë e re për t'u ndjekur! Ashtu siç edhe ishte e pritshme, por edhe siç ishte paralajmëruar nga opozita, edhe sesioni i ri parlamentar, ka nisur me kaos. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit, ndërsa Gazment Bardhi ka kërkuar që Garda të dalë jashtë. Edhe pse pa mikrofon, Bardhi dëgjohej teksa i kërkonte kryeparlamentares, Lindita Nikolla që të nxirrte jashtë sallës Gardën e Republikës.
Gjatë kohës që opozita protestonte, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka bërë thirrje që deputetët të ulen në vendet e tyre.
PJESë NGA BISEDA MES TYRE:
Bardhi: Nxirrni Gardën jashtë
Nikolla: Garda do të lëvizë pasi të uleni ju në vendin tuaj
Bardhi: Nxirr Gardën përjashta, pastaj!
Nikolla: Patjetër do të dali edhe Garda! Qytetarët presin shumë nga ne. Zini vendin që të ftoj presidentin e Republikës. Edhe Garda do të marri vendin e saj. Ju bëj thirrje në emër të qytetarëve që po na ndjekin.
Por duket se lutjet e saj nuk shkruan në veshët e opozitës, duke sjellë edhe mbylljen e seancës së sotme për vetëm 13 minuta./ZËRI