Politikë

Proces i përshpejtuar për integrimin pa të drejtë vote, Kos hedh poshtë propozimin Rama-Vuçiç

Ajo shtoi se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

I.F
Proces i përshpejtuar për integrimin pa të drejtë vote, Kos
Marta Kos

TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka refuzuar propozimin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Aleksandër Vuçiç për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate në tregun e përbashkët të BE-së dhe në hapësirën Shengen pa marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare.

Kos tha për “Politico”, se nuk është e sigurt nëse Rama dhe Vuçiç janë në dijeni se sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit. Ajo shtoi se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Nuk jam e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama e dinë sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit apo të tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE”, ka thënë Kos në intervistën e djeshme për Politico.

Më tej, ajo shtoi se pa vendimin e vendeve anëtare nuk mund të ecin para. Ndërsa, u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së që nuk mbështesin idetë e Komisionit për zgjerim të propozojnë planet e tyre.

“Pa vendimet e vendeve anëtare nuk mund të ecim përpara. BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re anëtarësimesh,” tha Kos./ZËRI

Poll

MOS HUMB