Politikë

Prokurorët e SPAK s'kanë të drejtë rikandidimi, Braho: Të zgjidhet çështja, ndikon në vijimësinë e punës

Sipas Brahos, kjo është një problematikë e përsëritur pasi mbaron mandati 9-vjeçari i prokurorit.

zh.ll
Prokurorët e SPAK s'kanë të drejtë rikandidimi, Braho:
klodian braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho në raportiimn e veprimtarisë vjetore të SPAK në Komisionin e Ligjeve është ndalur edhe te mandati i kufizuar i prokurorëve të posaçëm.

Sipas Brahos, kjo është një problematikë e përsëritur pasi mbaron mandati 9-vjeçari i prokurorit. Braho thekson se kjo problematikë ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e punës.

"Kjo është një problematikë e përsëritur, dhe që kërkon vëmendje. Kjo nuk lidhet vetëm me karrierën tonë, por edhe me vazhdimësinë e institucionit. Ne kemi mandat 9 vjeçar, dhe secili prokuror duhet te ushtrojë detyrën e vet, dhe ne nuk kemi strategji tjetër, do te vazhdojmë punën. Nëse nuk kemi të drejtë për të riaplikuar ose vazhdimësi, kjo është problematikë e strukturës dhe vijimësisë së punës!", tha Braho.

Poll

MOS HUMB