TIRANË- Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e radhës në Komisionin e Jashtëm ku u diskutuan një sërë çështjesh. Maxhoranca dhe opozita zhvilluan një debat lidhur me rrëzimin e amendameteve të rezolutës së përbashkët me Parlamentin Europian lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, e cila u mbajt një ditë më parë në Starsburg.
Përfaqësuesit e opozitës në komision akuzan maxhorancën se rrëzoi amendametet dhe sipas tyre ky veprim cënon integrimin e vendit në BE.
“Nga 35 amendamente, eurodeputetë kanë miratuar 31, ndërkohë nga mazhoranca janë rrëzuar. Ky është një sinjal alarmi për integrimin e Shqipërisë. Ato amendamente janë të reflektuara në rezolutë e PE dhe raportin IBAR. Keni dëshmuar jeni ju pengesa në integrimin europian”, tha Albana Vokshi.
Ndërsa demokrati Edmond Haxhinasto u shpreh se PS ka miratuar jo më shumë se 6-7 amendamente.
Një përgjigje erdhi edhe nga depueti Etion Malaj i PS-së, i cili tha se u miratuan 15 amendamente të propozuara nga demokratët.
“Kemi miratuar 15 amendamente të PD, nuk ka si të vendosim aty referenca që flasin kundër progresit të Shqipërisë dhe referenca që nuk i përshtaten frymës së bashkëpunimit që kemi patur deri më tani”, u shpreh ai.
Por ky nuk ishte debati i vetëm, pasi opoziat zgjodhi të komentonte në këtë komision edhe financimin nga revervat shtetërore për koncertin e Kayne West që do të mbahet nesër në Tiranë. Sipas opozitës financimi i koncertit nga qeveria me 4.2 mln euro është shpërdorim i parave publike, ndërkohë që mund të përdoreshin për zjarret, shëndetësinë apo pensionet.
“Futja e duarve tek rezervat, 4.2 mln euro për një koncert privat, ndërkohë që nuk ka para për zjarrfikësit, pensionistët, onkologjikun. Ne sigurisht nuk do ta votojmë këtë akt normativ”, tha Albana Vokshi.
Ndërsa Titan Shehu u shpreh se qeveria po e përdor për propagandë këtë koncert.
“Është keqpërdorim i parave publike për propagandë meskine politike partiake. Sjellin këtu një njëri që është bojkotuar nga shumica e vendeve të BE-së”, tha ai.
Deputetja e maxhorancës Sara Mile u shpreh se mbajtja e koncertit të West është një ngjarje e madhe për vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
“Është një ngjarje e madhe për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Janë rreth 30 mijë të tuaj nga 80 vende të ndryshme të botës. Dhe shumë mirë të vijnë ta përjetojnë në Tiranë siç është vërtetë dhe jo ashtu siç ka dalë nga lajmet dashakeqe të revolucionarëve patetik në bulevard”, tha Mile.
Në fund të mbledhjes së Komisioni për Punët e Jashtme kaluan votat e mazhorancës 4 projektligje të lidhura me legjislacionin e Unionit për bizneset evropiane./ZËRI