TIRANË- “Financimi i pjeshëm nga qeveria i koncertit të Kanye West, natyrisht që është një vendim i debatueshëm”- kështu e nis reagimin e tij deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe.
Përmes rrjeteve sociale, Braçe foli për financimin prej 4.2 mln € që qeveria do të japë për koncertin e artitsit me famë botërore West që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë. Ai tha se ky financim është i debatueshëm nga pikëpamja politike, morale dhe ekonomike.
Depueti socialist tha se edhe ai vetë ka kundërshtimet e tij në lidhje me këtë rast. Sa i përket debatit online se këto para mund të përdoreshin për të përmirësuar shëndetësinë publike, sipas Braçes kjo tezë nuk qëndron. Ai u shpreh se vetëm një javë më parë, qeveria ka miratuar një akt normativ lidhur me disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit.
Braçe shprehet se 47.8 milionë € janë shtuar plus në buxhetin për shëndetësinë, të cilat ndahen për fëmijët me aftësi ndryshe, dyfishimin e pagave për mjekët dhe infermierët dhe për barnat onkologjike. Kjo është dhe arsyeja që sipas tij nuk qëndron krahasimi që këto para mund të përdoreshin për shëndetësinë, pasi këtë radhë është investimi më i madh që shteti ka bërë në këtë sektor, por edhe në disa të tjerë.
Reagimi i plotë:
KONCERTI 4.2 MLN € : SHENDETESIA 47.8 MLN € : BARNAT ONKOLOGJIKE 16 MLN €-KETA JANE NUMRAT
Vendimi per te financuar pjeserisht me parate publike KONCERTIN E KANYE WEST eshte i debatueshem, ndaj po flitet-edhe ashper per te; i debatueshem nga pikpamja politike, morale, ekonomike gjithashtu; tek kjo e fundit me duhet ta them: nese e ardhura e shpejte nga ekonomia e ketij koncerti eshte qofte edhe 100€ me shume se sa financimi 4.2 mln € i Qeverise, vendimi eshte i justifikuar.
Politikisht, moralisht ka opinione te ndryshme, kundershtime po te tilla, SIC EDHE UNE KAM KUNDERSHTIMET E MIA.
Ajo qe do lusja shume te degjohej ka te bej me te verteten. Shume ketu ne rjet, por edhe publikisht media me kane pyetur: Ti do financoje nje Koncert apo Shendetesise, Barnat, Femijet?!
Ja ju jemi, do pergjigjem;
Nje jave me pare, QEVERIA miratoi me Akt Normativ, NDRYSHIMET NE BUXHETIN E SHTETIT.
Akti sjell rritje te SHPENZIMEVE, ne te njejtin raport me TE ARDHURAT e shtuara-arketuara, pa shtuar BORXH.
SENDETESIA-pjese e argumentit ne debat, MERR NGA AKTI 47.8 MILIONE € PLUS-ME SHUME; ku shkojne?
15.5 MILIONE € shkojne per femijet me aftesi ndryshe-DYFISHIMIN E PAGESAVE PER TA dhe MBULIMIN E SIGURIMEVE SHOQERORE E SHENSETESORE per prinderit qe kujdesen per ta dhe jo vetem;
16 MILIONE € shkojne per BARNAT ONKOLOGJI SPITALORE;
Te tjerat shkojne per rritje pagash te mjekeve e infermiereve, pasisje te domosdoshme per egzaminime mjekesore e laboratore;
Te gjitha keto jane mbi-plus-me shume se buxheti me i madh i shendetesise dhe posacerisht sherbimit onkologjik ndonjehre.
Patjeter, per shendetesine e sherbimin jetik shendetesor, keto para nuk do mjaftojne, por e verteta e akteve eshte kjo qe po lexoni-PARATE JANE SHTUAR SHUME ME TEPER NE SHENDETESI; do doja shume te ishin produktive, te kuronin me mire, shpetonin e shendoshnin sa me shume njerez ne nevoje shendetesore.
Parate e tjera?
Per PUNE e SHERBIME, nxitje te ekonomise urbane e rurale, ekonomise se mbrojtjes;
Per PENSIONET, indeksimin e pensioneve dhe shperblimin me qellim ndikimin ne shtim te te ardhurave te te moshuarve;
Per MBROJTJEN, detyrimet e NATO por edhe ekonomine e mbrojtjes;
Jane te gjitha ne AKT keto numra si SHPENZIME;
Eshte e verteta e shkruar.
Po e perseris, VENDIMI per Koncertin ka kundershti, per secilin qe kundershton legjitime lidhur me vendimarrjen, arsyet, menyren, sic edhe une;
Por legjitimimi i tyre me SHENDETESINE apo sektore te tjere, TE PAKTEN PER KETE VIT BUXHETOR-me i madhi buxhet per SHENDETESINE ndonjehere, nuk rri, nuk legjitimon gje!
Shikoni, ne kete vend po behet e veshtire te kesh mendimin tend, tha shuash e publikosh eshte edhe me keq, nga cdo ane, nga cdo pale.
POR E VERTETA NUK I BEN DEM KUJT;
E VERTETA BEN MIRE, NUK DEMTON!/ZËRI