Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Bardhi e Noka 'zbarkojnë' në Devoll, thirrje për pjesëmarrje

Por sipas Bardhit lajmi i mirë është se tashmë PD është e bashkuar.

E.K
Protesta e 20 shkurtit/ Bardhi e Noka 'zbarkojnë' në Devoll,
Gazment Bardhi

DEVOLL- Turin e takimeve me demokratët për mobilizimin e protestës së thirrur më 20 shkurt në Tiranë, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka e ndalën në Devoll. Gjatë fjalës së tij para anëtarëve, Bardhi u shpreh se për faj të gabimeve të lidershipit të partisë, janë shtuar vështirësitë për demokratët. Por sipas Bardhit lajmi i mirë është se tashmë PD është e bashkuar.

Gazment Bardhi: Këtë javë ka dy lajme të mira, që lidhen me bashkimin e PD dhe bashkimin e opozitës të premten, si kërkesë dhe dëshirë i çdo anëtari të PD. Jam i bindur se dhe ju ndani të njëjtin mendim me mua, që ndoshta dhe për gabime të lidershipit të PD, me përçarjen tonë, ua shtuam vështirësitë. Ju luftuat me kryetarin dhe kandidatin tonë këtu për zgjedhjet vendore, ishit të bashkuar rreth kandidatit dhe ditët që të rezistonit. Shoh këtu vendosmërinë tuaj për të vijuar dhe për mos t’u dorëzuar, por për të fituar zgjedhjet. Këtë entuziazëm që gjejmë në Devoll ta shtrijmë në gjithë vendin.

Ndërsa numri dy i PD, Flamur Noka tha gjatë fjalës së tij se opozita sot është një forcë e madhe rezistence dhe se misioni i saj është sundimi i ligjit.

Flamur Noka: Po shikoja që nga Cërrava deri këtu tezga rrugës dhe banorë të fshatrave për të shitur diçka. Kjo është qeveria më e keqe që ka pasur Shqipëria- këto fjalë dëgjova nga fermerët. Këto fjalë i ndjen kudo në çdo fshat të Shqipërisë, apo çdo qytet. Si shpjegohet që ju e shani këtë qeveri, por ajo ka fituar. Një banor tha; ne nuk votojmë, se votat tona vidhen. Kjo tregon se e keqja në Devoll dhe gjithë Shqipërinë, bazohet te akti i vjedhjes së votës, ndaj ka mbijetuar kjo qeveri. E gjithë fillon dhe mbaron te vota e lirë. Qytetarët u ndodhën para një presioni, shantazhi nga ana e pushtetit. Ju devollinjtë provuan se çfarë ishte dhuna nga pushteti. Ju e patë se ata bënë gjithçka, të mbajnë pushtetin me forcë. Sot kemi një rreze shprese, që buron te kërkesa juaj për t’u bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë. Përpos bashkimit tonë, ne me kërkesën tuaj të kahershme luftuam si përfaqësuesit tuaj dhe arritëm që të bashkojmë dhe opozitën. Kemi krijuar një forcë të madhe rezistence, të cilës do t’i bashkohet faktori shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB