
TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar policinë se do të bllokojë disa akse nacionale në vend, si pjesë e protestës së saj që do të mbahet nesër në orën 17:00.
Sipas kërkesës së depozituar nga PD, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës ë hyrje të Tiramës, rrethrrotullimin e “Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.
PD ka kërkuar 3 orë leje për tubimin, por nuk dihet sa kohë mund të demonstrojnë protestuesit. Ende nuk ka një skenar nëse ata do të qëndrojnë vetëm në këto akse apo do të lëvizin në pika të tjera.
Zonat e Bllokuara në akset nacionale:
Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tubimi do të nisë në orën 17.00 këtë të martë. Ashtu siç kërkoi kryedemokrati, kësaj here, protesta do të mbahet në qarqe. Nga protestuesit demokratë do të bllokohen disa nga qarqet kryesore të vendit. Pas arrestimit të Metës, ishte Sali Berisha ai që bëri thirrje se aksioni i opozitës do të mbahet më 29 tetor. Kryedemokrati kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar që do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në akset kyçe në vend. Përveç këtij detaji, nuk dihet asgjë tjetër për aksionin e opozitës. /ZËRI