
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Gramshi akuzave të kundërshtarëve politikë, të cilët thonë se socialistët nuk duhen votuar se kanë gjysmën e qeverisë në burg. Në një takim me qytetarët, Rama foli për reformën në drejtësi. Në fjalën e tij Rama tha se Partia Socialiste nuk e ka gjysmën e qeverisë në burg, por janë disa persona që kanë patur pushtet dhe për shkak se kanë abuzuar me të, sot kanë probleme me drejtësinë.
Megjithatë shtoi se ai ndjehet krenar se mund të flasë për barazi reale para ligjit dhe jo për parrulla.
“Ne nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, ne kemi disa që gjatë 12 viteve kanë patur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë. Për këtë ne duhet të ulim kokën, mua më vjen shumë keq nga ana njerëzore, por nga ana e detyrimit që kam ndaj jush dhe ndaj çdo shqiptari jam kryelartë, pasi nuk po bëjmë sikur po bëjmë drejtësi. Nuk kam marrë votën të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe tek shtëpia jonë e cila pastrohet, ripërtërihet dhe pastrohet gjaku edhe përmes drejëtsisë të bëjmë sikur nuk kuptojmë. Jam krenar që për herë të parë barazia para ligjit nuk është parrullë, por përpjekje. Barazia para ligjit nuk është për ata që nuk kanë gjë në dorë, por për ata që kanë pushtet. Nëse ka një gjë pse duhet votuar PS është pikërisht kjo për të cilën ata thonë qëe PS nuk duhet votuar. Për të gjitha këto ne na vlerëson, na respekton BE,”- u shpreh Rama.
Po ashtu, Rama shtoi se qeveria ka kontaktuar me një nga kompanitë më të mëdha ushtarake për rivënien në punë të uzinës së armëve në Gramsh. Sipas tij, ky investim do të sjellë vende të reja pune për të rinjtë dhe të rejat e zonës me paga shumë të larta.
“Gramshi ëhstë një Bashki me shumë potencial, por me pak mundësi nga pikëpamja e buxhetit të vet. Ne po e shohim se si Gramshi po vizitohet. Ajo perdja e hekurt që kishte rënë mes Gramshit dhe pjesës tjetër të Shqipërisë ra pas rrugës së re. Bukuritë e gjithë kësaj zone kanë fillluar të zbulohen. Ajo që ne do të bëjmë, është që do të nxisim mbështesim, e t’i japim krah çdokujt që do të investojë në këtë vend kaq të bukur. Patjetër që edhe ato segmente rrugës ju ka ardhur koha që të përmbyllen. Ne do t’i bëjmë edhe për nëj arsye tjetër, jo vetëm për të lehtësuar banorët që jetojnë në ato fshatra, për të nxitur më tej, turizmin dhe ekonominë. Nga ana tjetër nuk e di a e keni ndjekur ne kemi ndërmarrë një hap tjetër shumë rtë rëndësishëm që është hapi i rilindjes tonë ushtarake. Në Gramsh ka një traditë. Unë ju siguroj që do të vazhdojmë punën, kemi biseduar me disa kompani, dhe një nga pikat ku do të sjellim një kompani që do të punësojë me paga shumë të mira shumë vajza dhe djem do ta bëjëm realitet shumë më herët,”-shtoi i pari i socialistëve./ZËRI