Politikë

PS mban peng mandatin e Xhaçkës, Balla: Mos më ngatërroni me detyrën e mëparshme

Balla u pyet dhe për arrestimin e Goros, ku tha se socialistët nuk komentojnë vendimet e drejtësisë

E.K
PS mban peng mandatin e Xhaçkës, Balla: Mos më ngatërroni
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një konferencë me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, është pyetur mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro.

Balla u pyet në lidhje me qëndrimin që ka mbajtur Kuvendi për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, gjë të cilën në cilësinë e ministrit nuk pranoi që ta komentonte.

“Unë jua kam thënë që mos më ngatërroni me detyrën e mëparshme (kryetar i grupit parlamentar në PS). Sa i takon Kuvendit të Shqipërisë, kam ndjekur me tepër vëmendje përgjigjen e saktë që ka dhënë zonja Nikolla për këtë çështje”, u shpreh Balla.

Ndërkohë që në lidhje me qëndrimin politik që socialistët do të mbajnë pas arrestimit të Jorgo Goros, Balla tha se socialistët janë të vendosur për të mos komentuar vendimet e drejtësisë, ndërsa komentoi dhe atë që do të ndodhë me drejtimin e Bashkisë së Himarës.

“Në nuk komentojmë asnjëherë vendimet e drejtësisë, ka gjithë mbështetjen tonë për të çuar para në një nivel tjetër çdo shkelje të ligjit.

Ligji për organizimin e qeverisë vendore në Republikën e Shqipërisë, përcakton qartë rastet e vakancës, pra qoftë krjimi i vakencës me dorëheqje apo në një formë tjetër të krijimit të vakancës. Akti i dorëheqjes sapo ka ndodhur. Nga ky moment, brenda 48 orësh, institucioni i prefektit, informon organet e tjera të qeverisjes vendore. Qeveria e Shqipërisë do të zbatojë ligjin pikë për pike”, tha më tej Balla gjatë komunikimit me gazetarët.

Çfarë ka ndodhur me mandatin e Xhaçkës

Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën.

Por, zbatimi i këtij vendimi po zvarritet prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat.

Këshilli i Legjislacionit nëpërmjet shumicës miratoi në korrik një raport, ku i sugjeronte Kryetares së Kuvendit, rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa opozita sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.

Nikolla, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshme parlamentare, përdori justifikime të ndryshme për mosveprimin.  Pasi u justifikua në vjeshtë me axhendën e ngjeshur, në dhjetor kabineti i saj tha se kjo çështje do të shqyrtohej me kthimin e normalitetit të punës në Kuvend.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as sot.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB