Politikë

PS mbledh grupin, mungon Rama. Çuçi me kritika: Mos mungoni në Kuvend

Gjatë mbledhjes, Çuçi ka mbajtur fjalën hyrëse duke kërkuar prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës. 

k.m.
PS mbledh grupin, mungon Rama. Çuçi me kritika: Mos mungoni
Foto ilustruese

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur që prej orës 10.00 në Kryesinë e Kuvendit. Takimi i sotëm ka nisur pa kryeministrin Edi Rama, i cili pritet që t'i bashkohet më vonë takimit, për shkak të axhendës së tij. Aktualisht, i pari i qeverisë mori pjesë në takimin e 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, i cili po mbahet për herë të parë në Tiranë.

Në mbledhjen e sotme të socialistëve u zhvilluan diskutime lidhur me axhendën parlamentare por mbi të gjitha për mandatin e socialistes Olta Xhaçka, për të cilën do të vendoset sot në orën 14.00. Pritet që në mbledhjen e Këshillit të Mandateve sot t'i hiqet mandati i deputetes, të cilin e mori në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Gjatë mbledhjes, Çuçi ka mbajtur fjalën hyrëse duke kërkuar prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës. Gjithashtu u diskutua edhe për Reformën Zgjedhore dhe dy Komisionet Hetimore që po zhvillohen për Shëndetësinë dhe rrjedhjen e të dhënave nga TIMS. Po ashtu, u trajtuan edhe çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët, të lidhura me zonat e tyre elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB