Politikë

Rrjedhja e të dhënave të TIMS, Gjylameti “nxjerr” Berishën nga shtëpia

Ervin Salianji ka rënë dakord me propozimet e Partisë Socialiste, për t'i shtuar 3 emra të rinj listës. Bëhet fjalë për 3 figura të rëndësishme të Partisë Demokratike.

k.m.
Rrjedhja e të dhënave të TIMS, Gjylameti “nxjerr”
Sali Berisha

TIRANË- Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS do të nisë nga puna për një afat 4-mujor. Kryetari i Komisionit Hetimor, Ervin Salianji ka rënë dakord me propozimet e Partisë Socialiste, për t'i shtuar 3 emra të rinj listës. Bëhet fjalë për 3 figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, kryedemokratin e Rithemelimit, Sali Berisha; kryedemokratin e PD-së së vulës, Lulzim Basha dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Në listë, siç edhe e lexoi Saliani është edhe emri i kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe paraardhësit të tij, Bledi Çuçi, por edhe shumë drejtues të Policisë së Shtetit, mes tyre Ardi Veliu, Muhamet Rrumbullaku dhe Gledis Nano.

Por nëse të gjithë emrat janë të detyruar që të shkojnë dhe të dëshmojnë, më shumë probleme do të ketë Sali Berisha, i cili është në "arrest shtëpie" që prej 31 dhjetorit 2023. Mbetet për t'u parë nëse Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të japë leje që Berisha të kthehet në Kuvend, megjithatë kanë kohë për të vendosur deri më 21 korrik. Datë kjo kur Komisioni duhet që t'i ketë përfunduar punimet. 

EMRAT E DËSHMITARËVE: 

Rrjedhja e të dhënave të TIMS, Gjylameti “nxjerr”

Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë
Taulant Balla- Ministër i Brendshëm
Muhamet Rrumbullaku-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Florian Sulejmani-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes
Policore
Bledar Cuci- Ish-Ministër i Brendshëm
Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së
Mbikëqyrjes Policore
Vlora Hyseni -Kryetare, Shërbimi Informativ Shtetëror
Olian Kanushi-Ish-Kryetar SHISh
Ferdinand Dervishi Gazetar
Zef Laska-Drejtor i Burimeve Njerëzore Policia e Shtetit
Neritan Nallbati- Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale
Dorjan Tola-Drejtor i AKSIK
Ervin Muca- Drejtor i Departamentit të IT, Policia e Shtetit
Ervina Gjana- Drejtor i Krimit Kibernetik
Besjon Tanuzi- Ish Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
Enri Ndoni- Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
Ardit Muca- Shef i sektorit IT, Policia e Shtetit
Eraldin Ndreca
Ardit Muca
Enkli Hoxha
Ergis Hidri
Ljubica Dervishaj
Xhuljeta Collaku
Albana Vrapi
Arben Babaj
Hergis Jica
Elvis Hysi
Ermal Beqiri
Nevila Xoxa
Kompania “Soft”
Kompania “Horizont”

Sali Berisha- Ish Kryeministër, shtuar në planin paraprak si propozim i anëtares së Komisionit Hetimor, Znj. Blerina Gjylameti
Lulzim Basha- Ish- Ministër i Brendshëm, shtuar në planin paraprak si propozim i anëtares së Komisionit Hetimor, znj. Blerina Gjylameti

Gazmend Bardhi- Kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, shtuar si propozim i nënkryetarit të Komisiionit Hetimor, Z. Toni Gogu

Ç'ka ndodhur me sistemin TIMS?

Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB