Politikë

Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka lënë të vdekur pa më pështyrë

Edi Rama tha se Berisha e ka fyer, ndaj edhe nuk do ta pranojë debatin me të.

k.m.
Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat të kundërshtarit të tij politik, kryedemokratit Sali Berisha. Sot për herë të parë për këto zgjedhje parlamentare, kreu i qeverisë tha se debat me numrin një të opozitës nuk do të ketë dhe se për këtë ka një arsyetim. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, Rama tha se Berisha e ka fyer, ndaj edhe nuk do ta pranojë debatin me të.

“Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë,”-sqaroi Rama.

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër.

“Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin... Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj,”-shtoi kryeministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB