
DURRËS-Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste të dielën në datë 17 mars në Durrës. Mbledhja do të zhvillohet te 'Gjiri i Lalzit'. Në fokus të takimit do të jetë rienergjizimi dhe përgatitjet për zgjedhjet brenda partisë. Takimi do mbahet në orën 11:00 në një resort në Gjirin e Lalzit.
Agjenda:
1.Fjala e Kryeministrit Rama
2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"
5. Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA"
Ndërkohë kujtojmë se dy mbledhje të tilla janë mbajtur gjatë muajit shkurt. Në mbedhjen e fundit të zhvilluar 'online' në 21 shkurt Rama u dha porositë drejtuesve të qarqeve dhe anëtarëve të asamblesë për numrin i anëtarëve ekzistues, sa janë lëvizjet, projeksionet për anëtarë të rinj, pikat e dobëta dhe të forta në çdo qark. Rama gjithashtu kërkoi që strukturat të punojnë për 15 marsin ashtu sikur të jenë zgjedhje të përgjithshme. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative./ZËRI