Politikë

Rama mbledh kryebashkiakët, kritika për legalizimet: Zyrave të Kadastrës iu ka hyrë krimbi i rryshfetit

Sipas njoftimit të vetë Kryeministrisë, takimi do të ketë si temë kryesore përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale

E.K
Rama mbledh kryebashkiakët, kritika për legalizimet: Zyrave të
Edi rama

TIRANË- Ka nisur në ambientet e kryeministrisë, takimi mes kreut të qeverisë Edi Rama, dhe kryebashkiakëve të vendit, me fokus përshpejtimin e procesit të legalizimit. Mbledhja ka nisur me fjalën e ministrit për pushtetin vendor, Arbër Mazniku.

Rama gjatë fjalës së tij, tha se Bashkitë do të kenë rol udhëheqës në procesin e legalizimit, ndërsa hodhi akuza mbi sektorin e Kadastrës.

“Ky është një proces i domosdoshëm, është vendosur që bashkitë të përfshihen në procesin e legalizimit, për faktin që do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur procesin për qytetarët, por do të bëhet edhe monitorimi i Kadastrës që në këtën proces lë shumë për të dëshiruar. Do të jenë bashkitë ato që do të udhëheqin legalizimet, me një staf që do të krijohet prej jush deri në muajin Shtator, për të pasur n jë platformë pune digjitale.

Përmes këtij sistemi që do të bëhet nga AKSHI, do të ketë transparencë dhe llogaridhënie mes palëve. Nga njërën anë bashkitë duhet të jenë në gjendje tiu përgjigjen qytetarëve, dhe nga ana tjetër zyrat e Kadastrës të mos abuzojnë me funksionin e tyre, ndonjëherë edhe për shkak të krimbit për pushtet. Është një proces që ka pasur pak progres.  Ju keni detyrimin që të vendosni radhën, që duhet të nisë me legalizimin e banesaave”, tha mes të tjerave Rama gjatë fjalës së tij.

“Ndërtesat që janë bërë për qëllim biznesin mund të presin, ndërtesat për banim jo”, vijoi Rama.“Ju keni detyrën të vendosni radhë dhe e para është legalizimi i banesave”, iu tha Rama kryetareve të bashkive. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB