Politikë

Rama ndan cerifikatat e pronësisë në Himarë: Po doni sherr shkoni te Vangjel Dule, për punë keni Tavon

Rama hodhi batuta me himariotët, kur tha se zgjidhjen nuk duhet ta presin nga Greqia

E.K
Rama ndan cerifikatat e pronësisë në Himarë: Po doni sherr
Edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Himarë, ku ka shpërndarë titujt e parë të pronësisë për 400 familje. Rama nuk i kurseu batutat me banorët vendas, të cilëve iu tha se Himara ka nevojë për zhvillim, dhe brenda vitit do të ndahen certifikatat për 4 mijë familje.

“Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë. Mos bëni pre e këtyre broçkullave. Nuk e do kush Himarën më shumë se ju. Unë jam një nga ju, doni apo nuk doni. Certifikatat sot do i japim. Ai që bërtiti sesa kushtojnë certifikatat, i them se bëjnë zero lekë. Të gjitha falas, pa asnjë kokërr leku, se janë shtëpitë tuaja. Ne kemi ndërtuar mijëra shtëpi për tërmetin dhe asnjë kokërr leku nuk iu kemi kërkuar atyre që humbën shtëpitë.

Janë banesat e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan. Himara ka nevojë për zhvillim. Himara po ngjitet dhe nga ngjitja e saj do të përfitoni më shumë ju. 4000 certifikata do jepen brenda vitit dhe Prefektura është adresa e problemit”, u shpreh Rama, teksa iu drejtua të pranishmëve, se nëse duan pronën duhet të merren me Vangjel Tavon dhe jo me Vangjel Dulen.

“Aplikoni për të marrë pronën dhe bëjeni aplikimin si duhet, na keni në ndihmë, por pa aplikime, me fjalë goje, me llafe rruge, e pastaj fillon e mori ky e ai, nuk ecën. 4 mijë shtëpitë… (ndërhyn një person dhe e ndërpret) Ti je i vogël, duhet shumë punë për të folur këtu, ti je si ata nipat që bëjnë këto (shesin pronat e gjyshërve). (Ndërhyn dikush: Është socialist).

E di që je i PS-së se i kujt tjetër do jesh… Atëherë, 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefekti dhe Prefektura është adresa për çdo lloj problemi që keni. Do t’i qëndrojë mbi kokë duke iu ndihmuar, duke iu orientuar. S’keni punë fare ju, shkuat te Kadastra, ju nxorën ndonjë problem, keni Vangjelin. Unë thashë Vangjel Tavon, nëse do pronë ke Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen”, tha ai

Poll

MOS HUMB