Politikë

Rama ndan fotot nga takimi me ministrin turk: Mik i çmuar

Në përshkrimin e fotove nga takimi, Rama e çuan Fidan një mik të çmuar të Shqipërisë.

E.K
Rama ndan fotot nga takimi me ministrin turk: Mik i çmuar
Edi Rama dhe Hakan Fidan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi që pati një ditë më parë me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan. Në përshkrimin e fotove nga takimi, Rama e çuan Fidan një mik të çmuar të Shqipërisë.

POSTIMI:

Kryeministria - Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan, zhvilloi një ditë më parë një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai fillimisht u prit nga homologu i tij shqiptar Igli Hasani. Gjatë konferencës me Hasanin, Hakan Fidan dha lajmi se parlamenti turk ka miratuar marrëveshjen për njohje reciproke të patentave mes Shqipërisë dhe Turqisë. Më pas kryediplomati turk u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB