Aktualitet

Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s! Takon Ramën e Begajn

Ministri i Jashtëm turk përcolli mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s, organizatës së klerikut Fetullah Gulen.

f.t
Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Pastroni mbetjet e fundit
HAKAN FIDAN

TIRANË- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka nisur një turne zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani. Kryediplomati turk do të takohet me homologët e tij për të diskutuar "marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale", shkruajnë mediat turke.

Ndalesa e parë e tij ka qenë në Tiranë Në 26 janar fillimisht te Xhamia e Namazgjasë. Ditën e sotme Fidan ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm shqiptar Igli Hasani, ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Ministri i Jashtëm turk përcolli dhe mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

"Largoni mbetjet e fundit të FETO-s"-ky është mesazhi i Turqisë që ministri i jashtëm turk ia përcolli homologut shqiptar, Igli Hasanit.

Hakan Fidan: Do vazhdojmë takimin me Ramën, do të marrim në diskutim marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe si do ti çojmë në një nivel më të lartë, do kërkojmë fusha të ndryshme bashkëpunimi. Së pari mendojmë që është shumë  e rëndësishme miqësia për të thelluar marrëdhëniet tona, Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra tjetrën, nga ana historike, lidhje të pashkëputshme. Në këtë ka ndihmuar edhe solidariteti mes Erdogan dhe Ramës. Ne kemi zhvilluar marrëdhëniet tona në shumë fusha dhe jemi të vendosur t’i vazhdojmë bashkëpunimet, sidomos në fushën ekonomisë, arsimit, teknologjia, turizmi, ka shumë fusha ku do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Patëm dje takim me biznesmenët turq dhe diskutuam për mundësitë e investimit.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në fjalën e tij krah homologut turk ministri Hasani tha se kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë.

Igli Hasan:Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Investimet turke në Shqipëri arrijnë 3.7 mld euro. 15 mijë shqiptarë janë të punësuar me 830 kompani turke që operojnë në vendin tonë. Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk marrëveshjen për njohjet reciproket të patentave. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin shumë palësh në 4 nisma rajonale dhe përmbushja me sukses do të kërkojë edhe bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë. Me kolegun Hakan bashkëndamë mendime të njëjta me agresionin rus në Ukrainë dhe kemi shprehur mbështetjen e palëkundur për integritetin territorial të Ukrainës.

Pas takimit me Hasanin, Hakan Fidan është takuar me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Pamjet nga takimi me Ramën i ka ndarë në rrjetet sociale Ministria e Jashtme e Turqisë. 

Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Pastroni mbetjet e fundit
Pamje nga takimi

Ndërkohë Ministria e Jashtme turke ndau pamje nga vizita e Fidan në xhaminë e Namazgjasë ku shkruan: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.

Kujtojmë se ishte vetë presidenti Erdogan që vendosi gurin e parë më 13 maj 2015. "Kompleksi Namazgja" do të jetë qendra më e madhe Islame në Ballkan, e cila do të përfshijë xhaminë, një sallë konferencash, sallë mbledhjeje, një sallë ekspozitash, Muzeun e parë Islam në Ballkan, bibliotekën, zyra, parking, si dhe hapësira të tjera për publikun.

Gjithsesi edhe pse projekti ka përfunduar nuk dihet ende se kur do të hapet, kjo pasi Erdoagan nuk njeh drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Pritet të shihet në takimet e sotme nëse Fidan do të artikulojë qartë pakënaqësitë që ka me Shqipërinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB