Politikë

Rama pa qëndrim të qartë për dëmshpërblimin nga përmbytjet: Deputetët e PS të dalin në terren, të jenë pranë njerëzve

Rama iu bëri thirrje deputetëve të PS që të dalin në terren, dhe të qëndrojnë pranë njerëzve që po përballen me këtë situatë të vështirë

E.K
Rama pa qëndrim të qartë për dëmshpërblimin nga
edi rama

TIRANË- Në mbledhjen e sotme, që kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, u deklarua se situata e përmbytjeve në vend ka ndodhur vetëm për shkak të reshjeve intensive të shiut. Sipas Ramës, në vetëm 3 ditë, kanë rënë reshje shiu sa për të gjthë muajin Janar, ndërsa tha se gjatë këtij viti do të rriten investimet në kanalet e kullimit, si dhe në transformimin e trupave të emergjencave civile. Rama nuk dha një qëndrim të qartë nëse do të ketë një dëmshpërblim të plotë për qytetarët e dëmtuar.

“Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.

Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë.

Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të të angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti I vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit”-u shpreh Rama.

Poll

MOS HUMB