Politikë

Rimbursimi i taksave të paguara nga profesionistët e lirë, Tabaku dhe Bardhi depozitojnë propozimin e ri ligjor Kuvend

Tabaku dhe Bardhi kërkojnë që të rimbursohen profesionistët e lirë që paguan taksa para se vendimi të rrëzohej nga Gjykata Kushtetuese

I.F
Rimbursimi i taksave të paguara nga profesionistët e lirë, Tabaku
Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi depozituan në Kuvend një propozim të ri ligjor për të mbrojtur profesionistët e lirë dhe shtresën e mesme. Përmes këtij propozimi, Tabaku dhe Bardhi kërkojnë që të rimbursohen profesionistët e lirë që paguan taksa para se vendimi të rrëzohej nga Gjykata Kushtetuese, e cila e cilësoi të padrejtë.

“Ky është propozimi ligjor që, bashkë me z. Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lirë. Nëse një qytetar apo biznes do të ishte debitor ndaj qeverisë, ajo do të përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë borxhin. Sot, kur është radha e qeverisë t’u kthejë paratë qytetarëve, ajo heziton”, tha Tabaku përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.


Po ashtu edhe Bardhi tha se ky propozim ka si qëllim të mbrojë profesionistët e lirë dhe shtresën e mesme.

“Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në krah të tyre dhe të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend”, deklaroi Bardhi.

Taksa ndaj profesionistëve të lirë u rrëzua si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në fund të korrikut. Që nga marrja e vendimit, Tabaku kërkon kthimin pas të parave, pothuajse 13 milionë euro të mbledhura të mbledhura nga 10 mijë profesionistë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB