Politikë

Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish Berishën, lë në fuqi 'Arrestit shtëpie! Gjokutaj: Duan t'i djegin mandatin

Kjo nuk është hera e parë që mbrojtja e Berishës kërkon lirimin nga "Arrest shtëpie" të ish-Kryeministrit. 

k.m.
Apeli i GJKKO-së rrëzon sërish Berishën, lë në
Sali Berisha

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë këtë të mërkurë në fuqi vendimin "Arrest shtëpie", për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Avokatët e tij kishin kërkuar ndryshimin e masës. Kjo nuk është hera e parë që mbrojtja e Berishës kërkon lirimin nga "Arrest shtëpie" të ish-Kryeministrit. 

Kryedemokrati ka kërkuar gjithashtu që të pajiset me një leje të veçantë për të marrë pjesë në Kuvend, e cila gjithashtu i është refuzuar nga Apeli i GJKKO. Berisha ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë që nga data 30 Dhjetor e vitit të kaluar, pasi dyshohet për akuzën e korrupsionit, në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Jashtë gjykatës, avokati i Berishës, Genc Gjokataj tha se zgjatja e afateve të procesit gjyqësor të kryedemokratit bëhet sipas kalendarit politik të Kryeministrit Edi Rama., Sipas tij, GJKKO ka për qëllim t'i djegë mandatin e deputetit Berishës.

Genc Gjokutaj: Mungesë e vullnetit të hetimit për të kryer veprime hetimore në lidhje me atë dokumentim të asaj fabule të veprës së korrupsionit që pretendon SPAK. Sigurisht të gjithë këto kërkime, ne do të vazhdojmë ti bëjnë në funksion të një procesi të rregullt gjyqësor pavarësisht se SPAK dhe GJKKO nuk dëgjojnë. Këto thonë që provat që sjell mbrojtja nuk mund ti pranojmë, kjo është një shkelje flagrante e barazisë, armëve në një debat gjyqësor dhe në hetim. Zgjatja e afatit të kësaj çështjeje do të ecë me kalenderin poilitik, kur e ka ndarë Kryeministri i Shqipërisë. Lidhet kjo me mandatin e Berishës, lojërat politke. Janë këto afate që përcaktojnë ato afate.

NJOFTIMI I GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB