
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, foli për ndryshimet e reja në strukturën drejtuese të kësaj force politike, e cila do të ketë tashmë president por jo kryetar. Vetë Meta shpalli kandidaturën për president, ndërsa ftoi këdo që të përballet me të, përfshirë dhe bashkëshorten, Monika Kryemadhi. Por nëse njëri prej tyre do të zgjidhet president, për tjetrin tha Meta nuk do të ketë vend në komitetin drejtues të Partisë së Lirisë.
Do ta pranonit zonjën Kryemadhi si presidente të Partisë?
Meta: Ne nepotizmin e kemi problem serioz, e kemi shprehur këtë, në nivel qendror dhe vendor. Ajo që na ndodhi ne në Lezhë ishte një gabim shumë i rëndë, ku e para në listë u vendos një zonjë shumë e nderuar, dhe ai që kishte lënë Viktori, kandidoi për bashkinë dhe kur nuk e fitoi mori me vete dhe bashkëshorten.
Iku te Lali Eri, atje ku e ka vendin. Zonja Kryemadhi, nëse dëshiron të kandidojë për presidente është e mirëpritur, por pasi konventa të zgjidhë problemin se kush është anëtarë i komitetit drejtues. Do të bëhet çdo gjë në mënyrën më demokratike, nuk bëhet kundër askujt, ne e bëjmë këtë gjë se duam ti themi të gjithë shqiptarëve, se ne do të çrrënjosim nepotizmin nga administrata. Nëse Monika zgjidhet presidente unë e mirëpres, por unë nuk kam më vend në komitetin drejtues, por mund të kandidoj si deputet, sa kohë që listat janë të hapura.
/ZËRI