
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi pasur sot një deklaratë pëe mediat, në lidhje me seancat e fundit që do të mbahen në parlament për këtë sesion parlamentar. Çuçi tha se ka shpresë ende që grupi i dialogut të arrijë një konsensus për Reformën Zgjedhore, dhe nëse një gjë e tillë arrihet, ajo do të kalojë në Kuvend, në seancat që janë parashikuar këtë javë, ditën e enjte dhe të premte.
“Grupi i Dialogut deri tani ka funksionuar dhe po vazhdon ndoshta edhe në këto momente të fundit të mbylljes së sesionit më shumti për rishikimin e Kodit Zgjedhor me synim adresimin e boshllëqeve që ka krijuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese me shfuqizimin e disa dispozitave që lidhen pikërisht me formulën e llogaritjes së mandatave duke konsideruar si një formulë që nuk e kënaq atë kërkesë që ka Kushtetuta”.
Çuçi u shpreh se, “besoj se do kemi në këto orë, këto ditë në vazhdim një produkt më konkret”.
Nga ana tjetër, socialisti shprehu keqardhjen për mospjesëmarrjen e opozitës në Komisionet Hetimore të ngritura nga PS, ai antikorrupsion, si dhe ai për dezinformimin.
"Ishte udhë pa krye që s’po sillte asnjë produktet për ta. Në mars opozita ju kthye jetës normale të parlamentit, që prej asaj dite besoj se kemi pasur një sesion të frytshëm. Një nga aktet me rëndësi ka qenë amnistia penale. Besoj se kanë përfituar një numër i konsiderueshëm të dënuarish.
Një tjetër moment i rëndësishme ratifikimi i marrëveshjes për pensionet. Marrëveshja me Italinë për emigrantët. Dhamë një shembull kontributi për krizën që ka dhe artikulon BE.
Ka dhënë një model për BE-në në lidhje me adresimin e çështjeve që lidhen me emigracionin e paligjshëm. GJK e ka certifikuar këtë protokoll. Keqardhje që opozita nuk është bërë pjesë e dy komisioneve, të Posaçëm Anti-korrupsion dhe për Dezinformimin”, u shpreh Çuçi. Gazetarët e pyetën Çuçin edhe për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, se pse mazhoranca nuk e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese.
Çuçi përsëriti qëndrimin se duhej pyetur “Venecia” për këtë çështje sepse nuk mund t’u imponohej deputetëve ngritja e kartonit jeshil për këtë çështje.
“Çështja e raportit të Parlamentin me GJK mendoj që është një raport që e përcakton qartë Kushtetuta. GJK ka autoritetin kushtetues që të shfuqizojë cdo ligj, vendim apo akte të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën.
Ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar dy vendime të marra nga Kuvendi. Kuvendi i Shqipërisë i shfuqizoi të dy vendimet. Në rastin konkret është krijuar një2 paq2artësi në lidhje me faktin që do të duhet që një deputet apo të gjithë deputetet duhet të vetojnë në një formë të caktuar, të detyruar apo jo. Ky është një debat që nuk ka marrë dhe nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i GJK. Përkundrazi GJK në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk i a lejon vetë kushtetuta.
Një vendim që vjen në parlament për t’u votuar, vullneti i deputetit është i pavarur, madje Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e dhënë prej tij.
I vetmi moment kur kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë. Këto janë dy momentet”, u shpreh Çuçi./ZËRI