Politikë

Celibashi: KQZ është gati për votën e diasporës, presim politikën të thojë fjalën e fundit

Sipas Celibashit tashmë KQZ është duke pritur palët politike nëse do të arrihet dakordësia për të finalizuar plotësimin e boshllëqeve ligjore

E.K
Celibashi: KQZ është gati për votën e diasporës, presim
Celibashi ne nenkomisionin per diasporen

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton është gati për të bërë të mundur votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Celobashi tha se KQZ ka ndërtuar të gjithë strukturën administrative brenda këtij institucioni, dhe është në pritje të një konsensusi mes forcabe politike.

Në nënkomisionin për Diasporën, Celibashi u shpreh se KQZ e ka konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e ka të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit.

Celibashi: Që pas vendimit të GJK dy kanë qenë aktet e veprimit të KQZ, e para ka të bëjë me ndërtimin e një struktura administrative brenda KQZ, e cila do të adresonte në momentin kur kuadri ligjor rregullator do të ishte gati, gjithë aspektin e votimit të diasporës. E dyta të nxiste për aq sa e kishte të lejuar dhe të sillte në vëmendje të faktorit politik, organizatave të shoqërisë civile nevojën që procesi i votimit nga jashtë të merrte  atë adresim që do të duhet të merrte nga institucionet përkatëse.

KQZ e ka ndërtuar strukturën administrative brenda tij që ka përgjegjësi të dedikuar për të gjitha aspektet e procesit të votimi nga jashtë. E kemi të konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e kemi të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit.

Do të duhet të presim zhvillimet e fundit nëse procesi i negociatave do të finalizohet me plotësimin e boshllëqeve ligjore, kështu do ti hapet rruga veprimit të KQZ për ta përgatitur këtë proces.

PS dhe PD janë ende duke kryer negociata për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që pritet të finalizohen në Kuvend në seancën e ditës së enjte ose të premte, të fundit për këtë sesion parlamentar. Ndryshimet më të rëndësishme lidhen me dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, mundësimi i votë së Diasporës për herë të parë në zgjedhje dhe heqja e “herësit” në përllogaritjen e mandatit të deputetit nga hapja e listave shumëemërore të partive politike. Dy përfaqësuesit kryesore të forcave politike, Gjiknuri dhe Bylykbashi treguan se po i afrohen një pakti duke e përshtatur formulën e listave të kandidatëve në Kodin Zgjedhor me formulimin kushtetues, ku nuk 1/3 e listës së kandidatëve të jetë e mbyllur e paracaktuar nga kryetarët e partive si “e sigurtë” dhe pjesa tjetër të jetë e lirë, kush merr më shumë vota del në listën fituese. Sa i takon votës së emigrantëve, ajo mund të bëhet nga çdokush që deklaron një adresë banimi. Pakti i pritshëm mes mazhorancës dhe partisë më të madhe në opozitë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht nën arrest shtëpie, u sulmua të hënën nga ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili kontroll një grup deputetësh në opozitë. Ai akuzoi palët për një “pazar të ndyrë” për të mbajtur lista të mbyllura kandidatësh, ndryshe nga ç'ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese./ZËRI 

Poll

MOS HUMB