Politikë

"Shtet brenda shtetit për bektashinjtë"/ Ilir Meta del kundër: Keqpërdorimi i fesë për qëllime okulte është i papranueshëm!

Ilir Meta tha se kjo ide është e mirëpritur, por sulmoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se e përdor këtë nismë për qëllime politike, duke përmendur edhe afërsinë e datës së zgjedhjeve.

k.m.
"Shtet brenda shtetit për bektashinjtë"/ Ilir Meta del
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për idenë e krijimit të “Vatikanit bektashi” në Tiranë. Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Meta tha se kjo ide është e mirëpritur, por sulmoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se e përdor këtë nismë për qëllime politike, duke përmendur edhe afërsinë e datës së zgjedhjeve. Sipas tij, kjo ide mund të kthehet në precedent për rajonin tonë.

PJESË NGA KONFERENCA:

Si e komentoni urdhërin e Bektashinjëve?

Ilir Meta: Grabitësi më i madh në këto 34 vite të bektashinjëve dhe të gjithë komuniteve fetare hodhi idenë për krijimin e një shteti sovran në prag të zgjedhjeve elektorale në mënyrë të njëanëshme, të pakonsltuar, të paqartë dhe në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. Çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm vlerat fetare dhe për të identifikuar Shqipërinë si qendër të bektashizimit është e mirëpritur, por nuk mund të përdoret për axhenda personale të momentit.

Kryeministri Edi Rama prezantoi edhe në OKB planin për të shpallur Urdhrin e Bektashinjve në Tiranë, si një shtet sovran brenda territorit të Shqipërisë. I pranishëm në Selinë e Kombeve të Bashkuara, Rama përsëriti deklaratën që dha për New York Times, duke shtuar se burimi i frymëzimit për këtë nismë është bërë Shënjtorja Nënë Tereza. Sipas kryeministrit, një shtet sovran brenda Tiranës, do të jetë një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë. Nga ana tjetër dhe vetë Selia Botërore e Bektashinjve ka mirëpritur shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht Sovran. Në një reagim zyrtar, Selia Botërore e Bektashinjve shprehet se ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisë, i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore. Selia Botërore e Bektashinjve shton gjithashtu se kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen dhe se nuk kërkojnë që të kenë ndikim apo pushtet politik. E vetmja gjë që synojnë, sipas reagimit zyrtar, është liria për të vazhduar traditën e moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare.

FJALA E PLOTË E METËS:

Grabitësi më i madh në këto 34 vite të pronave të Bektashinjve dhe të gjithë komuniteteve fetare në vendin tonë , hodhi idenë për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në prag të zgjedhjeve elektoral në mënyrë tërësisht të njëanshme, të pakonsultuar, të paqartë dhe në kundërshtim me frymën e Kushtetutës që sanksionon se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”, kjo është një shashkë njëkohësisht, për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe aferat e tmerrshme korruptive ku Edi Rama është përfshirë vet si dhe problemet shumë të rënda me të cilat përballet Shqipëria nga keqqeverisja e tij. Çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlerat tona kombëtare, tolerancën e mrekullueshme ndërfetare, por edhe për të identifikuar Shqipërinë me qendrën botërore të bektashizmit është e mirëpritur, por kurrsesi ajo jo vetëm nuk mund të keqpërdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit apo okulte, aq më tepër kur nuk janë të konsultuara dhe të mirëstrukturuara dhe kur rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonin tonë, ku ende gëlojnë idetë ogurzeza dhe fantazmat e ndryshimit të kufijve,një nga nxitësit kryesorë, ka qenë dhe mbetet Edi Rama, me qëllim destabilizimin dhe cënimin e stabilitetit dhe paqes të arritur me aq shumë gjak dhe sakrifica. Edi Rama, në 11 vite në pushtet ka dëshmuar me prova dhe këtë e dinë shumë mirë të gjitha komunitetet fetare, se jo vetëm nuk i respekton por është edhe shkelësi më i madh i lirive dhe të drejtave të komuniteteve fetare, si dhe grabitësi dhe tjetërsuesi më i madh i pronave të tyre, sidomos të atyre në zonat bregdetare edhe në zonat më të lakmueshme për të ashtuquajturit investitorë strategjikë të Edi Ramës. Keqpërdorimi i fesë bektashiane dhe cdo besimi tjetër, për qëllime dhe nisma okulte është i papranueshëm. Bektashianët kanë qenë atdhetarë nga më të shkëlqyerit në të gjitha kohët. Bektashizmi dhe shqiptarizmi kanë qenë një dhe të pandarë. Bektashinjtë kanë qenë gjithmonë në krye të Rilindjes së vërtetë Kombëtare, të lëvizjeve për çlirim, pavarësi e krijim të shtetit shqiptar dhe kurrë nuk kanë luftuar për krijimin e një shteti me bazë fetare por për Shqipërinë. Deviza bektashiane “Pa atdhe nuk ka fe” është një amanet që duhet ta ruajmë si sytë e ballit, pork jo vlen për të gjithë njerëzit, të cilët vërtet besojnë te atdheu dhe besojnë te feja, dhe jo për një të pafe që është grabitësi më I madh në 34 vite në vend, I pronave të Komunitetit Bektashi edhe të gjithë besimeve dhe Komuniteteve të tjera fetare. Në këtë rast dua të konfiroj atë që u vendos dhe në Konventën historike të 27- prillit të Partisë së Lirisë se: Partia e Lirisë, me ardhjen në pushtet, brenda një viti do të kthejë të gjithë pronat ose do ti kompesojë të gjitha komunitetet fetare, sepse është një e drejtë e cila u është mohuar qëllimisht vetëm për shkak të korrupsionit dhe të asgjëje tjetër, ashtu sic Ilir Meta kur ishte Kryeministër, i ktheu pronën ku është sot Katedralja, Komunitetit Ortodoks, I ktheu pronat e Komunitetit Mysliman në Fier e kudo ku pati mundësi, mbështeti të gjitha komunitetet fetare. Është detyra e shtetit të angazhohemi seriozisht për të kthyer pronat dhe këtë të bëjë Edi Rama, I ka të gjitha mundësitë tja u kthejë pronat që tani se këto idetë e tjera të tij janë aventura të cilat tashmë shqiptarët I dinë mirë dhe së dyti, mos harrojmë edhe dicka tjetër se Shqipëria ka vetëm një Kushtetutë, por ka edhe një process të pakthyeshëm të Integrimit Europian./ZËRI

Poll

MOS HUMB