
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë, se janë miratuar disa ndryshime në ligjin për prefektin, duke e bërë këtë post më efektiv. Sipas Ballës, roli kryesor i këtyre ndryshimeve ka të bëjë me rritjen e sigurisë në komunitet.
Sipas Ballës, këto ndryshime i janë referuar Francës, Italisë dhe Rumanisë, dhe synojnë që prefekti të ketë një rol më të madh në koordinimin e pushtetit vendor me institucionet e tjera vendore dhe garantimin e sigurisë publike. I pyetur nga gazetarët nëse Prefekti me kompetencat e reja mund të kërkojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, tha se nuk është e vërtetë.
Mund të kërkojë shkarkimin?
Ka qenë një informacion i rremë lidhur me këtë qasje. Qeveria ka të drejtën e rasteve të propozimit të shkarkimit. Në ligj përcaktohet qartë dhe vendimin përfundimtar e jep Kushtetuesja. Nuk është e vërtetë.
Ca kompetencash?
S’ka përplasje të kompetencave të prefektit me kryetarin e bashkisë. Prefekti është përfaqësuesi vendor i Këshillit të Ministrave. Ajo që për mua ka rëndësi është drejtimi i Këshillit Vendor të Sigurisë publike, për të garantuar më shumë siguri në komunitet.
/ZËRI