Politikë

Si përzgjidhen pensionistët në takimet me Ramën, udhëzimi me SMS: Të jenë të qetë dhe të artikuluar

Asgjë nuk është rastësore.

F.m
Si përzgjidhen pensionistët në takimet me Ramën,
Edi Rama

TIRANË- Pensionistët që marrin pjesë në takime me kryeministrin Edi Rama nuk janë të rastësishëm, por të përzgjedhur. Në një mesazh dërguar në grupin e Partisë Socialiste në Divjakë, të postuar nga gazetari Isa Myzyraj, kërkohet dhe zgjedhja e pensionistëve që do të jenë prezentë në takimin me kreun e qeverisë më 30 tetor në orën 17:00.

Në mesazh theksohet se pensionistët, të paktën 20 prej tyre, duhet të jenë të qetë dhe të artikuluar.

“Lutem të identifikoni pensionistët e qetë dhe të artikuluar që do të dëshironin të merrnin pjesë në kërë takim me Kryeministrin, por theksoj që ideja është të marrin pjesë zotërinj/zonja të qetë dhe të artikuluar. Si psh, dy zonjat në rresht të parë tek takimi im me OS 2939 dhe OS 2939/1. Duke qenë se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, max 20 për Divjakën, lutem dërgoni veçmas ose këtu në grup një përshkrim të shkurtër të tyre (emër, moshë, arsim) dhe pastaj i konfirmojmë,”- thuhet ndër të tjera në mesazh.

Si përzgjidhen pensionistët në takimet me Ramën,
Mesazhi
Poll

MOS HUMB