Politikë

S'ka normalitet! Nikolla hap seancën, deputetët e opozitës përplasin tavolinat

Teksa ajo lexonte rendin e ditës për seancën e sotme, deputetët e opozitës qëllonin tavolinat.

k.m.
S'ka normalitet! Nikolla hap seancën, deputetët e opozitës
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka nisur seancën plenarë për sot në një situatë jo të zakontë. Teksa ajo lexonte rendin e ditës për seancën e sotme, deputetët e opozitës qëllonin tavolinat.

Ndërkohë Nikolla fliste, edhe Salianji po mbante "fjalim" nga Foltorja e Kuvendit.

E po ashtu, sikurse duket nga pamjet e siguruara nga Zëri.ai, ata kanë marrë karriget e deputetëve të PS dhe i kanë përmbysur ato para Foltores së parlamentit. Ndërkohë, Garda ndodhet brenda në sallë për të shmangur përplasjet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB