Politikë

Sot Kuvend/ Opozita paralajmëron mobindje civile, garda rrethon me gardh hekuri hyrjen e Parlamenti

Sipas rendit të ditës në seancën e sotme, pritet që të ketë një interpelancë ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj.

I.F
Sot Kuvend/ Opozita paralajmëron mobindje civile, garda rrethon me gardh
Manekinet e djegura

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, teksa pritet të ketë tensione nga partitë politike, pasi mazhoranca kërkon që të vijojë me rendin e ditës pa 24 deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar mosbindje civile deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Sipas rendit të ditës në seancën e sotme, pritet që të ketë një interpelancë ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu në rendin e ditës do të jetë raporti vjetor për KLSH-në dhe disa projektligje të tjera. Ndërsa janë marrë të gjitha masat e sigurisë që të shmangen përshkallëzimët, pasi opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me mosbindjen civile. Garda ka vendosur gardh hekuri para hyrjes kryesore të godinës së Kuvendit, pasi herën e kaluar deputetët e Partisë Demokratike bllokuan hyrjet e Parlamentit që të pengonin deputetët socialistë të futeshin në sallë. 

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 72, datë 15.10.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti z. Agron Shehaj. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023. (Neni 164, pika 2 Kushtetutë, neni 31 i ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga kryetari i KLSH, z. Arben Shehu – jo më shumë se 20 minuta Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Ekonominë dhe Financën; Pyetje Zhvillimi i debatit (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë). Koha e votimit të projektrezolutës

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Dhënie mendimi Komisioni për Komisioni për Çështjet Europiane. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit””, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.) Koha e votimit

7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

8. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë. (Në mbështetje te nenit 147, pika 8 të Kushtetutës dhe nenit 35, pika 16 e ligjit nr. 115/2016 “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

9. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 5 dhe 6, të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, si dhe nenit 111 të Rregullores së Kuvendit).

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

Kujtojmë se javën e kaluar, Kuvendi nuk u mblodh për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e saj, në mënyrë që të shmangeshin tensionet, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar Xhaminë e Madhe të Tiranës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB