Politikë

Sot nuk ka seancë në Kuvend, mblidhen vetëm 2 komisione online

Në një kohë që opozita paralajmëron trazira, sot nuk ka seancë në Kuvend

E.K
Sot nuk ka seancë në Kuvend, mblidhen vetëm 2 komisione online
Kuvendi

TIRANË- Këtë të enjte nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend. Në axhendën e Kuvendit, janë vetëm mbledhjet e dy Komisioneve, atij të Ekonomisë dhe Financave dhe Politikës së Jashtme. Të dyja komisionet parashikohen që të mblidhen në orën 10:00 në mënyrë online.

Në të dy këto komisione në rendin e ditës parashikohen diskutime për projektbuxhetin e votit të ardhshëm. Opozita vijon që të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve online.

Sot nuk ka seancë në Kuvend, mblidhen vetëm 2 komisione online

Prej seancës së datës 19 Tetor, opozita ka radikalizuar aksionin e saj parlamentar, me pretendimin se do të rikthejnë parlamentarizmit, pas refuzimit që i ka bërë PS disa prej kërkesave të tyre, që është ngritja e komisioneve hetimore, si dhe zgjedhja e bashkëkryetarit të komisionit për Reformën Zgjedhore. Në seancën e datës 19 Tetor, opozita u ngujua në sallë për disa orë, ku mungonte energjia elektike, pasi fillimisht kishin zaptuar karriget e ministrave.

Ndërkohë që në seancën e datës 30 Tetor, pati dhe përplasje fizike mes palëve, ku Bledion Nallbati tentoi të godiste me grusht deputetin Vullnet Sinaj, çështja mes të cilëve është marrë nën hetim nga SPAK. Aksioni i opozitës në Kuvend, nisi vetëm 2 ditë përpara se Sali Berisha të merrej nën hetim nga SPAK për korrupsion, ndërkohë që u vu në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Mazhoranca nga ana e saj ka kaluar ligjet në Kuvend, mes tymit dhe tensioneve, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në asnjë prej seancave që janë zhvilluar.

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB