
Kuvendi do të ketë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të votohen dhe miratohen ndryshimet në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e socialistëve që u mbajt javën e kaluar.
Seanca pritet që të nisë në orën 14:00, dhe mandej pas votimit në Kuvend pritet që të bëhet dhe votimi i 7 ministrave të rinj te presidenti Bajram Begaj.
Urgjenca e socialistëve për të votuar në një seancë të posaçme emrat e ministrave të rinj, lidhet me faktin që kryeministri Edi Rama nuk do që Shqipëria të prezantohet me një ministre të Jashtme të shkarkuar, në punimet e Asamblesë së OKB-së, më 14 shtator.
Në këtë mënyrë në punimet e Asamblesë së OKB-së, pritet që Shqipëria të përfaqësohet me ministrin e ri të jashtëm Igli Hasani.
Emrat e ministrave që bëjnë ikin dhe ata që janë:
Ministri i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; U largua Delina Ibrahimaj
Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; U largua Edona Bilali
Ministria e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; U largua Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; U largua Evis Kushi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; U largua Olta Xhaçka
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; U largua Frida Krifca
Ministri i Pushtetit Shitësi (Ministri i re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – U largua Milva Ekonomi.