Vendimi i Gjykatës së Lartë, Berisha: Vula na takon ne, por janë të kontrolluar nga Edi Rama

TIRANË- Siç ndodh rëndom në vendin tonë, edhe vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë për vulën e PD, është lexuar në mënyra të ndryshme nga palët. Për Bashën ky i sotmi ishte një hap i vogël i drejtësisë së munguar, ndërsa sipas Berishës Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e nivelit të misionit të saj.
Berisha pretendon se tashmë vula i takon grupimit që ai përfaqëson, pasi gjithnjë sipas tij mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë, derisa të ketë një vendim të dytë nga ana e Apelit.
Berisha nga selia e PD: Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj! Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë. Thjesht, vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit.
Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë, sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në Shkallën e parë, por e çoi për rigjykim në Apel, duke marrë një vendim disiplinues ndaj treshes që mori atë vendim, duke kërkuar që të mos e gjykojë më ajo, për arsye të cilat duhet lexuar vendimi.
Pra, kthehemi siç kemi qenë në fillim, kur vendosi Gjykata e Faktit.
Ky është realiteti.
Çdo interpretim tjetër është krejtësisht i gabuar.
...Gjykata e Lartë nuk mund të merrte vendim, nëse do gjykonte në lartësi, përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit.
Pse e them këtë? Vetë Gjykata e Lartë ka disiplinuar, se kjo quhet disiplinim, sepse të të përjashtojë nga e drejta e rigjykimit, ajo normalisht po të mos kishte probleme të rënda, i takonte ta gjykonte e njëjta trupë, por fakti që u detyrua të përjashtojë trupën dhe pastaj, pra kaq skandaloze ishte gjendja aty në vendim, kaq skandaloze ishte saqë nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe u detyrua ta kthejë me një trupë tjetër.
Në një kohë kur vendimi i vetëm jashtë diktatit të Edi Ramës, do ishte që lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, i cili është në fuqi, por është në fuqi gjersa të gjykohet, që të mos bëjmë interpretime.
Të dyshosh tani që Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama, tani mos e pyet...
/ZËRI
Çështja e vulës së PD, Basha: Po mbetemi peng i procedurave juridike

TIRANË- Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se vendimi i sotëm e ka kthyer çështjen në një peng të procedurave juridike. Megjithatë fjalën e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë për çështjen e Partisë Demokratike.
REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtesise se vonuar per ceshtjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojne drejtesine dhe te tjeret qe i tremben forcimit te opozites. /ZËRI
Vula e PD-së, Gjykata e Lartë rikthen çështjen në Apel: Të gjykohet nga trupë e re

TIRANË- Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për logon e Partisë Demokratike, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në apel. Apeli do të duhet të marrë vendim me një trupë të re gjykuese.
Në vendimin e dhënë paraditen e kësaj të mërkure, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, me argumentin se “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cënueshëm vendimin e dhënë prej saj”.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë argumenton se konflikti mes palëve se kujt i takon vula dhe logo e Partisë Demokratike është çështje që zgjidhet vetë nga kjo gjykatë.
“Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë”, thuhet në vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Për këtë arsye, Gjykata e Lartë vendosi që kjo çështje të rikthehet për rishqyrtim në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
VENDIMI I PLOTË:
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, me objekt: "Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar."
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.
Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.
Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.
Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:
“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese.
Zyra e shtypit të PD-së zyrtare që përfaqësohet nga Basha e cilësoi vendimin e së mërkurës si “hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar”.
“Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës,” thuhet në njoftim.
Grupi i Bashës vijon të mbajë logon zyrtare të Partisë Demokratike, që u themelua me lëvizjen e Dhjetorit 1990 pas vendosjes së pluralizmit politik në vend, edhe pse është dobësuar në mbështetës dhe është në minorancë brenda grupit parlamentar.
Para marrjes së vendimit, demokratët e përfaqësuar nga Sali Berisha, u mblodhën në protest përpara Gjykatës së Lartë, me pretendimin se kishin informacion që ajo do të shprehej në favor të grupit të Lulzim Bashës. Tashmë prej afro dy vitesh përçarje në bazë dhe në të gjitha nivelet drejtuese, demokratët e gjejnë veten sërish rrugëve, në pritje të gjyqit të radhës…/ZËRI
Faturino i bashkohet protestës së Berishës: Na dërrmuan!

TIRANË- Një zonjë, e cila punon si fatorino në Tiranë, iu bashkua sot protestës së thirrur nga Sali Berisha jashtë ambienteve të Gjykatës së Lartë, e cila do të japë vendim në lidhje me fatin e drejtimit të PD-së zyrtare.
Faturino ka lënë punën e saj, pasi rruga ka qenë e bllokuar dhe i është bashkuar simpatizantëve të Berishës.
“Unë erdha, pse të mos bashkohem unë. Na dërrmuan, na shojtën, hajdutërit”, shprehet zonja në video.
Mbështetësit e PD protestuan sot për rreth një orë te Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë sot mbi fatin e vulës së Partisë Demokratike./ZËRI
Berisha merr fjalën në protestën para Gjykatës së Lartë: Jam zgjuar dhe kam fjetur me ligjin

TIRANE- Sali Berisha i është bashkuar protesës së thirrur në afërsi të Gjykatës së Lartë, e cila do të shprehet për çështjen e vulës së PD. Në fjalën e tij përpara simpatizantëve, Berisha u shpreh se gjatë detyrave më të larta shtetërore që ka mbajtur ai ka respektuar ligjin.
Berisha: Në jetën time unë kam pasur privilegjin që ti shërbej vendit në të gjitha pozitat. Kjo të bën të zgjohesh dhe të flesh me ligjin. Për mua ligji ka qenë një opërcaktim gjysmë hyjnor, një porosi kam pasur për bashkëpunëtorët e mi, dhe nuk jam lodhur kurrë duke thënë, respektoni ligjjin, respektoni ligjjin.
Gjykata e Lartë pritet të vendosë sot në lidhje me fatin e vulës së PD-së e cila zvarritet prej më shumë se një viti. Në lojë janë 3 skenarë, të lihet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit, duke njohur Kuvendin e Berishës, të lihet në fuqi vendimi i Apelit që i jep të drejtë grupimit të Bashës, ose një zgjidhje e tretë është që nga Dhoma e Këshillimit, çështja të kalojë në seancë me përballje të palëve.
/ZËRI
“Mirë është me i lënë makinat me kalu”, Vocaj i kërkon Nokës lirimin e rrugës, deputeti: Më kalon orari

TIRANË- Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës Flamur Noka dhe Belind Këlliçi që të lirojnë rrugën pranë Gjykatës së Lartë, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i mjeteve. Vocaj është shprehur se bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik, ndërsa ka këshilluar zytarët e PD që të mos bllokojnë mjetet.
Tonin Vocaj: Unë nuk dua të bëj debat, e mira është me i lënë këto makina me kalu.
Flamur Noka: Nuk kam çfarë bëj se për një orë më kalon orari i protestës
Vocaj: Mirë është me i lënë
Noka: Ju kemi njoftu dhe nuk keni marrë masa
Drejtuesit e mjeteve iu bjenë vazhdimisht borive në shenjë revolte me bllokimin e rrugës.
Gjykata e Lartë pritet të vendosë sot për rrugën që do t’i japë çështjes së kujt i përket vula dhe simbolet e Partisë Demokratike. Në Dhomë Këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur prej mbështetësve të Berishës, sipas të cilëve, në fuqi duhet të jetë vendimi i Shkallës së Parë, ku Agron Zhukri të drejtën ia la Kuvendit të 11 dhjetorit të “Rithemelimit”.
Sipas procedurës, trupa do të ketë mundësinë që të marrë vendim pa dëgjuar palët, por në shqyrtim të dokumenteve. Të tria mundësitë mbeten të hapura, ku një është lënia në fuqi e Apelit, që kërkon rishqyrtimin e plotë të çështjes, duke shfuqizuar vendimin “Zhukri”, pra të shprehet në favor të grupimit “Basha”.
Një tjetër zgjidhje është rrëzimi i Apelit dhe lënia në fuqi e vendimit të Zhukrit, duke ia kaluar të drejtat Berishës. Në të dyja mundësitë, palët mund të ankimojnë vendimin respektiv në Gjykatën Kushtetuese. Një zgjidhje e tretë është që nga Dhoma e Këshillimit, çështja të kalojë në seancë me përballje të palëve.
/ZËRI
'Vula'/ Nis protesta e demokratëve para GJL, bllokojnë rrugën. Shoferët u bien borive

TIRANË- Ashtu si dhe ishte paralajmëruar, ka filluar protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Protesta e opozitës fillimisht ka filluar në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, për të vazhduar më pas para Gjykatës së Lartë.
Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.
Në Dhomë Këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur prej mbështetësve të Berishës, sipas të cilëve, në fuqi duhet të jetë vendimi i Shkallës së Parë, ku Agron Zhukri të drejtën ia la Kuvendit të 11 dhjetorit të “Rithemelimit”.
Sipas procedurës, trupa do të ketë mundësinë që të marrë vendim pa dëgjuar palët, por në shqyrtim të dokumenteve. Të tria mundësitë mbeten të hapura, ku një është lënia në fuqi e Apelit, që kërkon rishqyrtimin e plotë të çështjes, duke shfuqizuar vendimin “Zhukri”, pra të shprehet në favor të grupimit “Basha”.
Një tjetër zgjidhje është rrëzimi i Apelit dhe lënia në fuqi e vendimit të Zhukrit, duke ia kaluar të drejtat Berishës. Në të dyja mundësitë, palët mund të ankimojnë vendimin respektiv në Gjykatën Kushtetuese. Një zgjidhje e tretë është që nga Dhoma e Këshillimit, çështja të kalojë në seancë me përballje të palëve. /ZËRI