SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ndarë detaje nga takimi me kongresmenin amerikan Mike Lawler.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka publikuar pamje nga takimi, duke bërë të ditur se me kongresmenin amerikan ka diskutuar, ndër të tjera, edhe për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Kurtit, vendimi përmban “pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore”.
Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se i ka kërkuar kongresmenit amerikan mbështetje për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, duke theksuar se ndikon në të drejtën e votës dhe aksesin në dokumentet zyrtare.
“Përpara Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, u takova me kongresmenin @RepMikeLaëler për të diskutuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA, investimet dhe situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
I kërkova mbështetjen e tij për trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, që ndikon në të drejtën e votës dhe në aksesin në dokumentet zyrtare. Në takim mori pjesë gjithashtu deputeti Shaip Kamberi, i vetmi anëtar shqiptar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë.
Gjithashtu, diskutuam për aktgjykimin e shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Aktgjykimi injoroi pretendimet fyese dhe të pabesueshme të raportit të Dick Marty-t për trafikimin e organeve, të cilat ishin aq të pabazuara saqë nuk u përfshinë as në akuzat e Prokurorisë; ndërsa gjithashtu hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, gjetjet e tjera u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore. Ne presim që këto të korrigjohen plotësisht në apel”, ka shkruar Kurti.
Ahead of UNGA81 High-Level Week in New York, I met with Congressman @RepMikeLawler to discuss Kosova-U.S. relations, investment, and the situation of Albanians in the Presheva Valley. I asked for his support in addressing the passivization of Albanian addresses in Serbia, which affects voting rights and access to official documents. MP Shaip Kamberi, the only Albanian member of Serbia’s National Assembly, also joined the meeting. In addition, we discussed the judgment announced by the Specialist Chambers last week in the Hague. The judgment ignored the Dick Marty report's offensive and implausible organ-trafficking claims, which were so far-fetched that they weren't even charged by the Prosecution; and it also categorically rejected the Prosecution's allegations of crimes against humanity. The remaining findings, however, were based on factual inaccuracies, historical misunderstandings, and legal errors. We expect these to be fully corrected on appeal.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2026
Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në aktivitetet e lidhura me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Një ditë më parë, Kurti u shpreh nga SHBA-ja se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së. Ai u shpreh se do të bashkëpunojnë me aleatët ndërkombëtarë dhe do të angazhohet pandërperë mbrojtjen e luftës çlirimtare përballë propagandave të Serbisë.
Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI