Politikë

Të hënën nis punën komisioni për PPP në ‘Shëndetësi’, drejtohet nga Vokshi

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ngrit me 95 vota pro të enjten e kaluar në parlament, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita.

a.l
Të hënën nis punën komisioni për PPP në
Komisioni

TIRANË- Të hënën do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, nga dy të fituar nga opozita: ai për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur në orën 11:00 mbledhjen e parë të Komisionit, që përgjatë 4 muajve do të bëjë hetimin parlamentar të dy koncesioneve të dhëna në shëndetësi: Sterilizimin dhe Check-Up, të dy nën hetim edhe nga organet e drejtësisë.

Opozitarët e Rithemelimit kanë hequr dorë nga hetimi për 2 kontrata të tjera koncesionare,  atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë. Koncesioni i hemodializës është fituar që në 2015-tën, nga Diavita Sh.P.K, një kompani asokohe në bashkëpronësi të spitalit amerikan dhe biznesmenit Klodian Allajbeu.  Ndërsa kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë është përfolur si një firmë fituese në Holandë e lidhur po me të njëjtin emër.

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ngrit me 95 vota pro të enjten e kaluar në parlament, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita. Mes 45 deputetëve që nuk votuan ngritjen e komisionit përveç 20 të Rithemelimit ishin edhe deputetët e Bashës ligjvënësit e PDIU, Partisë së Lirisë dhe aleatët e partive të djathtë. Nga radhët e socialistëve, deputeti Erion Braçe abstenoi.

Komisioni Hetimor për shëndetësinë përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga maxhoranca, që përbri kryetares opozitare Albana Vokshit, i kanë besuar nënkryetarin ligjvënësit më të ri socialist Plarent Ndrecës.

Anëtarët e Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi
  1- Albana Vokshi Kryetar PD
  2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
  3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
  4- Milva Ekonomi Anëtar PS
  5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
  6- Ilir Metaj Anëtar PS  
  7- Edona Bilali Anëtar PS
  8- Petro Koçi Anëtar PS
  9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
  1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
  2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
  3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
  4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

Bashkë me Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi është ngritur edhe ai për sistemin tims që do të drejtohet nga Ervin Salianji. Këto dy komisione u ngritën në këmbim të kthimit të punimeve normale të parlamentit, që Rithemelimi e mbante në kaos prej tetorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB