
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot feston 55-vjetorin e lindjes. Këtë të dielë, ai ka zgjedhur të "eksplorojë' sërish natyrën. Meta është shfaqur mëngjesin e kësaj të diele mbi një hekur, ku teksa përpiqet të mbajë ekuilibrin për të mos u rrëzuar uron një të diel plot aventura.
"Të dashur miq, ju uroj një të diel plot aventura dhe relaks. T'ia kaloni mirë", shprehet Meta në video.
Pas postimeve të shumta në rrjetet sociale së fundmi e kemi kuptuar që hobi i ri i Metës është palestra, të cilës prej muajsh i është futur me “kokë”, por në majë të hekurave çfarë po bën ish-presidenti?!/ZËRI
Poll