Politikë

Basha përjashton Bardhin/ Nikolla lexon vendimin në Kuvend, deputeti: Po ndërhyn tek opozita

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla lexoi njoftimin e rikthimit të Ord Bylykbashit në PD dhe përjashtimin e Bardhit nga PD. Reagon Gazmend Bardhi: Sjellje e paprecedentë.

D.XH
Basha përjashton Bardhin/ Nikolla lexon vendimin në Kuvend, deputeti:
Kuvendi

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 101 vota pro, të maxhorancës dhe të opozitës dhe me një abstenim, rezolutën, që dënon sulmin e një grupi të armatosur serbësh në veriun e Kosovës mbi policinë e Kosovës.

Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla ka lexuar edhe dy njoftime. Nikolla lexoi vendimin e kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi që rikthen Oerd Bylykbashin në grup, pasi Basha e kishte pezulluar atë.

Nikolla ka lexuar edhe njoftimin e Lulzim Bashës, që nën cilësinë e kryetarit të PD, ka përjashtuar Gazmend Bardhin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. 

Pas njoftimit të Nikollës për ndryshimet brenda PD-së, ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar në PD, Gazmend Bardhi. Ai shprehet se nervozizmi i Ramës për unifikimin e qëndrimit të Shqipërisë me Kosovën, është reflektuar me sjelljen skandaloze të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, në fund të seancës.

Bardhi thekson se ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi për votimin në Kuvend

Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament. 

Sot, parlamenti i Shqipërisë, miratoi me 101 vota pro, Rezolutën për Kosovën dhe rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, për sistemin TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB