
TIRANË- Anëtarët e Komisionit Hetimor për Sistemin ‘TIMS’, gjatë mbledhjes së kësaj të hëne, shqyrtuan përgjigjet e mbërritura nga institucionet pas kërkesave për informacion. Deri më tani 3 institucione ende nuk kanë depozituar përgjigjet e pyetjeve të përpiluara nga ekspertët e zgjedhur. Deri më tani, institucionet pa përgjigje janë: Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës.
Gjatë mbledhjes, kryetari i Komisionit Ervin Salianji me ironi tha kryeministri ka qenë i zënë duke zgjidhur problemet në Itali, referuar emisionit "Report" të "RAI 3" për Shqipërinë. Ndërkohë Salianji ka komentuar edhe përgjigjet e ardhurave nga SHISH, pas kërkesave për informacion. Sipas Salianjit, SHISH po përdoret dhe ka dorëzuar disa përgjigje si ‘për t’u tallur’.
Salianji: Policia e ka tejkaluar afatin e dërgimit të informacionit, Spak ka sjellë informacion, Kryeministria nuk e ka marrë mundimin të përgjigjet jam i keqardhur që një ndër isntitucionet SHISH përdoret dhe sjell përgjigje duke u tallur. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk kanë kthyer përgjigje, mbase kanë pasur punë të mbyllin problemet në Itali.
Nga ana tjetër zv.kryetari, Toni Gogu, iu përgjigj duke thënë se Kryeministria do t’i përgjigjet komisionit, në zbatim të ligjit, ndërsa me ironi i tha Salianjit se “nuk rri dot pa marrë një kartolinë nga Rama” që të bëjë lajmin e ditës.
Gogu: Rrini të qetë se kryeministri do u përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga kryeministri. E doni atë, nuk rrini dot pa e marrë./ZËRI