Politikë

Trazirat në Kuvend/ Ekonomia mblidhet online, Bardhi-deputetëve të PD: Ju pres të gjithëve në sallë!

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë nesër.

F.m
Trazirat në Kuvend/ Ekonomia mblidhet online, Bardhi-deputetëve
Trazirat në Kuvend

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka vendosur të mblidhet online në mbledhjen që pritet të zhvillohet nesër, për të shmangur tensionet me Opozitën. Në një njoftim, Komisioni i Ekonomisë, ka bërë me dije se nesër do të mblidhet në orën 09:30, përmes platformës Zoom. Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i PD kishte planifikuar mbledhje në orën 09:00, por e ka shtyrë atë me një orë. Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Opozitës që të jenë në orën 10:15 në sallën e grupit pranë Kryesisë së Kuvendit. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë nesër.

Komisioni i Ekonomisë: Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.

Njoftimi i Gazment Bardhit: Mbledhja e grupit e planifikuar për në orën 09:00, shtyhet për në orën 10:15. Lutem të jemi të gjithë në orën 10:15 në sallën e grupit pranë Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!.

Seanca e datës 2 nëntor u zhvillua mes kaosit dhe rrëmujës që kulmoi me përplasjen fizike të deputetëve Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj. Deputetët demokratë mblodhën karriget përpara Foltores së Kuvendit dhe nuk lejuan zhvillimin normal të seancës, pavarësisht se aktet e ligjet që ishin planifikuar, u miratuan pa asnjë debat e diskutim. Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë nga Kuvendi me 10 ditë, 3 deputetë demokratë: Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Poll

MOS HUMB