
TIRANË- Edhe seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta, ndërkohë që Gazment Bardhi ka shpërthyer në akuza në drejtim të kolegëve të tij të mazhorancës.
Teksa iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçit, Bardhi i quajti kundërshtarët e tij mumje.
Ndërkohë që Flamur Noka shkoi edhe më tej, duke thënë se socialistëve po ju vjen fundi.
“Shko re legen, si nuk ju vjen turp, keni futur 25 gardistë në sallë. Mos të rrinë aty si mumje”, u shpreh Bardhi.
“Do ju shtypim si mizat e hales, po ju vjen fundi”, u shpreh Flamur Noka.
Para se të hynin në sallën e Kuvendit, deputetët iu nënshtruan një kontrolli fizik, në mënyrë që të shmangej futja e flakadanëve dhe sendeve të tjera në sallë. Kjo është pritur me kundërshti nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët u përplasën edhe fizikisht me punonjësit e gardës.
Në rendin e ditës së seancës së sotme në Kuvend ishte sjellja e problematikave të qytetarëve, pas takimeve që deputetët kanë pasur në zonat e tyre elektorale, në kuadër të javës së gjelbërt.
/ZËRI