Politikë

U votuan dje mes ‘përplasjeve’ në Kuvend, ministrat e rinj betohen sot në Presidencë

Në seancën e djeshme, u miratuan të gjitha ndryshimet në qeveri, të propozuara nga Rama në Kongresin e PS-së që u mbajt të dielën

E.K
U votuan dje mes ‘përplasjeve’ në Kuvend, ministrat e rinj
Ministrat e rinj

TIRANË- Pasi u votuan në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, pasditen e djeshme, ministrat e rinj të qeverisë, do të betohen sot në orën 10:00 në Presidencë.

Dy ditë pas propozimeve të kryeministrit Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste për të ndryshuar kabinetin qeveritar, Presidenti Bajram Begaj dekretoi emrat e rinj të ekzekutivit.

Pas verifikimit, kreu i shtetit ndezi dritën jeshile për shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm dhe dekretoi emërimin në këtë detyrë të Ervin Hoxhës. Ky i fundit mbante postin e kreut të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtes së Territorit, ndërsa më herët ka qenë drejtor i Shërbimit të Provës.

Presidenti Begaj i dha fuqi ligjore shkarkimit të Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe dekretoi në vend të tij Pirro Vëngun, i cili mbante detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, i cili ka shërbyer gjithashtu edhe si shef i kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, kreu i shtetit ka dekretuar edhe shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe emërimin e Petrit Malajt në këtë pozicion. Deri tani, Malaj ka mbajtur postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Gjithashtu, Presidenti Begaj dekretoi edhe shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre e Shtetit për Parlamentin dhe emërimin e Ballës në këtë post. Pas dekretimeve nga ana e kreut të shtetit, Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme dhe miratoi ndryshimet e reja në qeveri, ndërkohë që nuk munguan tensionet, me opozitën që kontestoi emrat e rinj, dhe kërkoi debat për ministrat e zgjedhur.

Në Kuvend u miratua:

Niko Peleshi shkarkohet nga posti i Ministrit të Mbrojtjes -  78 pro, 2 abstenim asnjë kundër
Taulant Balla shkarkohet nga posti i Ministrit të Brendshëm -  84 vota pro, 2 kundër asnjë abstenim
Petrit Malaj emërohet Ministër i Financave - 77 pro, 2 abstenim. 14 kundër -  Zëvendëson Ervin Mete
Pirro Vengu-  Emërohet Ministër i Mbrojtjes - 77 vota pro, 2 abstenim, 13 kundër  - Zëvendëson Niko Peleshin
Ervin Hoxha - Emërohet Ministër i Brendshëm - 76 vota pro, 2 abstenim, 11 kundër - Zëvendëson Taulant Ballën
Taulant Balla - Emërohet Ministër Shteti për Parlamentin - 78 vota pro, 9 kundër, asnjë abstenim - Zëvendëson Elisa Spiropalin
Bledi Çuçi - Zgjidhet nënkryetar i kuvendit, 77 vota pro, 9 kundër, 1 abstenim - Zëvendëson Ermonela Felaj.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB