Politikë

VD-LAJM/ Shfryu 'dufin' në Kuvend, Noka i qetë rrugëve të Tiranës

Flamur Noka ishte i qetë, kështu të paktën duket në videon e mëposhtme.

k.m.
VD-LAJM/ Shfryu 'dufin' në Kuvend, Noka i qetë rrugëve
Flamur Noka

TIRANË- Flamur Noka është qetësuar pas betejës së ashpër që bëri me vezë jashtë Kuvendit. Pasi nxorri "dufin" e tij duke qëlluar me miell gardistët, sekretarin e Parlamentit dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ZËRI e ka kapur rrugës duke shkuar i qetë për në selinë e Partisë Demokratike. Ishte i qetë, kështu të paktën duket në videon e mëposhtme.

Por arsyen nuk e dimë. Ndoshta sepse e nxorri të gjithë inatin me socialistët, apo sepse nuk ka kamera që e filmojnë dhe nuk ka pse të 'luajë' asnjë rol protagonisti. Sidoqoftë e vërteta, lajmi i mirë është se tani është i qetë, gati për betejën e radhës. Mister mbetet vetëm se çfarë produkti të shportës do të përdorë në seancën e radhës, pasi veza dhe mielli janë tashmë të konsumuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB