Politikë

Vendimi i CAS për Bezhanin/ Zhupa dhe Fidel Ylli përplasen ashpër, kreu i KOKSH: Nuk më cënohet posti

Në fjalën e tij, Ylli tha se nuk kishte asnjë lidhje me vendimin e parë pasi sipas tij, asokohe ishte deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, nën siglën e Partisë Socialiste.

k.m.
Vendimi i CAS për Bezhanin/ Zhupa dhe Fidel Ylli përplasen
Ina Zhupa dhe Fidel Ylli

TIRANË- Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli është përplasur sot me kryetaren e Komisionit për Edukim, Ina Zhupa. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, Zhupa risolli në vëmendje vendimin e CAS (Tribunal Arbitral du Sport / Court of Arbitration for Sport) për shkarkimin e Viron Bezhanit. Në fjalën e tij, Ylli tha se nuk kishte asnjë lidhje me vendimin e parë pasi sipas tij, asokohe ishte deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, nën siglën e Partisë Socialiste. Por u ndërpre nga Zhupa, e cila vijoi të këmbëngulte se Fidel Ylli është i paligjshëm në krye të KOKSH.

DEBATI NË KOMISION: 

Ina Zhupa: Ylli a mund të na thoni me këtë vendim të CAS a keni dijeni, kush është qëndrimi juaj dhe përse është zhvilluar një asamble tjetër pas kësaj?

Fidel Ylli: Kjo është një asamble e KOKSH-it në janar 2021 dhe unë kam qenë deputet. S’kam qenë në këtë asamble dhe as s’e kam organizuar unë. Unë jam zgjedhur në prill, mbas 4 muajsh.

Ina Zhupa: Ju në konceptim tuaj dhe si ish-deputet dhe president mendoni se duke e rrëzuar CAS atë asamble që s’keni qenë ju, por ka ndryshuar më pas rregullat që do zgjidheshit ju, iu ka prekur ligjshmërinë ju? Nëse s’do zhvillohej ajo asamble, a do zgjidheshit më pas ju?

Fidel Ylli: Ajo asamble nuk e cënon fare zgjedhjen time, absolutisht zero. Është një ish-president që i kishte mbaruar mandati dhe nuk donte të mblidhte asamblenë.

Teksa të dy debatonin, komisioni u ndërpre më kërkesë të zëvendëskryetares Evis Kushi, e cila akuzoi Zhupën se çështjen po e trajtonte me "ngjyra" politike. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës vendosi që të shfuqizonte të gjitha vendimet e marra nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar kundër Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një prej pikave të ankimuara nga FSHF në CAS, u bë "nul" edhe vendimi për shkarkimin e Viron Bezhanit nga kreu i KOKSH, e zëvendësimi i tij me Fidel Yllin./ZËRI

Poll

MOS HUMB