Politikë

'Vendosi interesin personal mbi atë të partisë'/ Bardhi i përgjigjet Bashës: 'Lufton' Ramën nga divani

Ndërsa shtoi se është më mirë të ndezësh tymuese në Kuvend se sa të qëndrosh në shtëpi, duke thumbuar kështu Lulzim Bashën.

E.K
'Vendosi interesin personal mbi atë të partisë'/ Bardhi
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i grupit parlametar i Parisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës këtë të premte pas mbledhjes së grupit sa i përket akuzave të tij se ka vendosur interesin personal mbi atë të partisë. Gjatë fjalës së tij për mediat, Bardhi u shpreh se ai ka zgjedhur formën e përballjes me Ramën. Ndërsa shtoi se është më mirë të ndezësh tymuese në Kuvend se sa të qëndrosh në shtëpi, duke thumbuar kështu Lulzim Bashën.

Gazment Bardhi: Unë nuk kam ndezur tymuese, besoj më mirë ndez tymuese enë kuvend se sa të rri në shtëpi. Qytetarët na kanë mandatuar që të shkojmë në seancë se për këtë paguhemi. Basha mendoj se dëm i bën Ramës duke qëndruar më shtëpi dhe duke marrë rrogën. Unë kam zgjedhur formën e përballjes me Ramën. Basha mund të mos jetë dakord me përballjen tonë me Ramën, por duhet të gjejë vetë një formë të përballet. Sa i takon interesit tim personal, Basha më njeh siç unë atë e njoh më mirë se kushdo tjetër, nuk kam luajtur kurrë për interesin tim, kam mbajtur qëndrime që si kanë pëlqyer Bashës apo dikujt tjetër në momente të caktuara. Qëndrimi im ka një qëllim interesin e demokratëve, opozitës, Shqipërisë. Nëse di ndonjë interes tjetër personal timin është i lutur të dalë ta thotë.

Një ditë më parë gjatë konferencës me gazetarët Lulzim Basha u pyet nga ata nëse e kishte marrë malli për ish-bashkëpunëtorin e tij të afërt Gazment Bardhi. Por me ironi, ai deklaroi se nuk e ka marrë malli për askënd që vendos interesat personale mbi atë të partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB