Politikë

VIDEO- Noka në Himarë në mbështetje të Gjikurisë, bllokohet rruga për banorët e turistët

Noka ka zhvilluar takime me qytetarët në këtë zonë në mbështetje të kandidatit të opozitës Petro Gjikuria, për kryetar bashkie.

f.t
VIDEO- Noka në Himarë në mbështetje të Gjikurisë,
pamje nga ngjarja

HIMARË-Sot është dita e fundit e fushatës, ndërsa nesër dy kandidatët për kryebashkiak në Himarë, Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, të udhëhequr nga Sali Berisha do i lënë vendin heshtjes zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ndodhet në Himarë, në mbështetje të Gjikurisë. Por tubimi i organizuar, ka krijuar pengesa për vendin turistik. Në videon më poshtë të siguruar nga ZËRI, shihet se rruga është bllokuar për banorët dhe turistët.

Në takimin përmbyllës së fushatës së kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria, Noka theksoi se himariotët do t’i rezervojnë sërish refuzimin Ramës, pasi në 11 vite të qeverisjes së tij, nuk është kujdesur për banorët, duke mos i siguruar as ujin.

Flamur Noka:Noka: I keni dhënë një mesazh të madh jo vetëm Himarës por të gjithë Shipërisë. Erdhi me hordhi për t’ju presionuar për tju vjedhur votën por refuzimin do të marrë. Ju e refuzuat sepse ai nuk është kujdesur asnjë ditë të qeverisjes së tij për ju. Viti 2024 dhe këtu nuk ka ujë. Dhe prandaj ai nuk vjen dhe të kërkojë votën por shpresa e tij është të blejë dhe vjedhë votën. Ju do të votoni në 4 gusht sepse ju në zgjedhjet e para fituat. Kryetari juaj ishte Fredi Belerit. Ai mendoi se me burgosjen e Fredi Belerit do tu burgoste ju. Fredi Beleri përfaqëson çdo qytetar të ndershëm dhe të lirë të këtij vendi...Edi Rama e ka vendin te koshi i plehrave. Do të jemi prezent me ju derisa të numërohet vota e fundit dhe do të garantojmë që vota juaj do të vendosë. Vota juaj do të shkojë për Petro Gjikurinë. Fitore, fitore.

Edhe një ditë më parë, Noka ka zhvilluar takime me qytetarët në këtë zonë në mbështetje të kandidatit të opozitës Petro Gjikuria, për kryetar bashkie./ZËRI

Poll

MOS HUMB