Politikë

Jugu bosh? Rama nga Himara: Kur rrit aq shumë çmimet, ta fut tregu kokës

Sipas tij turizmi ka patur rritje dhe të vetmit që e kanë pësuar, janë bizneset që kanë rritur çmimet në mënyrë irracionale.

f.t
Jugu bosh? Rama nga Himara: Kur rrit aq shumë çmimet, ta fut tregu
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, në takimin me qytetarët në Himarë, foli edhe për rritjen e çmimeve në jug. Në fjalën e tij kreu i qeverisë mohoi të ketë pasur rënie të turistëve në vend, por deklaroi se bizneset do të detyrohen t’i shpalosin çmimet në hyrje të dyqaneve. Sipas tij turizmi ka patur rritje dhe të vetmit që e kanë pësuar, janë bizneset që kanë rritur çmimet në mënyrë irracionale.

Edi Rama: Jo që s’ka rënie, por turistët e huaj, krahasuar me vjet janë rritur 150%. Por, ku është problemi. Patjetër që në vende të caktuara dhe këtu po marr Palasën apo Ksamilin, ku buja u bë shumë e madhe, ka pasur dhe një kërcim irracional të çmimeve, por kjo është çështja e tregut në fund të fundit, ti e synon dhe pastaj ta jep tregu  kokës. Thotë prit se po të ishte kaq kollaj, hajde se po i rrisnim të gjithë, por nuk është kaq kollaj. Por gjëja kryesore është se hotelet janë super plot, ndërkohë që numri i restoranteve është rritur shumë më tepër se sa shtretërit. Ka shumë ofertë. Restorante që kanë qenë shumë të frekuentuar më parë, kanë rritur çmimet dhe ia kanë futur vetes, se njerëz janë zhvendosur në restorante të tjera më pak të njohura, por më të arsyeshme. Ka një anë tjetër të antipropagandës, se është konkurrencë, ky është fakt. Doli një artikull, për një plazh në Marittimo, që bën një ulje çmimesh, për shkak të konkurrencës të Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që Rama bën kritika për disa politika të ndjekura për turizmin në Shqipëri. Madje, pas kritikave të tij publike, ka pasur refektime edhe në uljen e çmimeve në jug të vendit, kryesisht në Vlorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB